• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MACRON LETËR URIMI PËR KRYEMINISTRIN KURTI/ Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë
Home
Rajon

MACRON LETËR URIMI PËR KRYEMINISTRIN KURTI/ Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

16 February, 2020 k.autor Rajon

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

Në një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij dhe një urim për presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron, tha se është i gatshëm për të organizuar një takim në Paris ndërmjet të dyja palëve, por për këtë duhet të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe dhe Beogradi të heqë dorë nga fushata kundër pavarësisë së Kosovës.
Kërkesa e tillë ndaj të dyja palëve, tashmë e përsëritur edhe nga evropianët, është shtruar nga diplomacia amerikane e cila është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të premten ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa disa orë më vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Munihu se nënshkruesit e marrëveshjes nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij.

Por, brenda qeverisë së tij zërat ishin të ndryshëm. Marrëveshja u mbështet nga zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për diplomatët amerikanë, marrëveshja Munihut është një përparim historik dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë situatën e krijuar me ri angazhimin e administratës amerikane.

Bisedimet Kosovë – Serbi janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Ai ritheksoi një synim të tillë edhe gjatë debatit në një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti.

Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në rrjetet sociale rrodhi një video ku kryeministri Kurti paraqet tri parime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe së fundmi pa presidentë rreth hartave, duke kritikuar kësisoj idetë që ishin hedhur në vitin 2018 nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiq për prekjen e kufijve në kuadër të procesit të normalizimit ndërmjet tyre.

Kryeministri Kurti kishte nxitur reagimin e presidentit serb gjatë debatit duke thënë se ndërsa 20 vjet më parë Kosova është çliruar nga pushtimi serb, tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.
Presidenti serb tha të shtunën se në Munih kishte mbrojtur autoritetin e Serbisë. “Ashtu sikundër bëra mbrëmë pas disa fjalëve të tmerrshme në një panel ku u tha se e kemi okupuar Kosovën, se kemi kryer krimet më të rënda dhe gjenocid”, tha ai.

Të hënë më 17 shkurt Kosova shënon 12 vjetorin e pavarësisë së saj që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia. Por, të dyja palët synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kusht për këtë është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet tyre. /VoA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS PROBLEMEVE TË BASHKËSHORTIT ME DREJTËSINË/ Anxhela Martini ka një mesazh për të gjithë (FOTOT)
Previous article SYNONIN ANGLINË/ Arrestohen dy vajza shqiptare me dokumente false në Itali

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT