Spitali i Korçës po përballet me një fluks të lartë të vizitave ku vetëm në ditë regjistrohen më shumë se 100 raste. Virozat e stinës sipas mjekëve janë mjaft shqetësuese pasi veç numrit të vizitave është rritur dhe numri i shtrimeve.
Shefi i shërbimit të Pediatrisë, Robert Rado, thotë se shqetësues nuk është vetëm numri i lartë i vizitave por është rritur dhe numri i shtrimeve në spital.
Shefi i shërbimit të Pediatrisë, Robert Rado: Kemi rritje të fluksit të fëmijëve kryesisht me viruse të tipit A që qarkullojnë në vendin tonë. Paraqitja e një numri të madh të fëmijëve në shërbimin e pediatrisë përvec të mirave ka dhe anën tjetër se infeksioni kalon nga një fëmijë në tjetrin.
Nga ana tjetër, mjeku pediatër këshillon prindërit që të evitojnë eskpozimn e fëmijëve në temperature të ulëta dhe një kujdes të veçantë me ushqimin e tyre duke ju dhënë për konsumim sa më shumë lëngje.


