• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK E QUAJ TAKIM PJESËMARRJEN NË TRYEZË…”/ Kurti: Vuçiçi u acaru për shkak të asaj që thashë
Home
Rajon

“NUK E QUAJ TAKIM PJESËMARRJEN NË TRYEZË…”/ Kurti: Vuçiçi u acaru për shkak të asaj që thashë

15 February, 2020 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih. Kurti tha se nuk është takuar me Vuçiqin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiçin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në tavolinën e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiç tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u kapur në rregullat e organizimit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi për “REL”, se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIROHET KREU I BANDËS SË "EL PORKY"/ Disa persona të armatosur sulmojnë gjykatën. 4 të vrarë (VIDEO+FOTO)
Previous article 70 MIJË LETRA DASHURIE/ 104 vjeçari feston Shën Valentinin si kurrë më parë

k.autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT