• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E DONATORËVE/ Shefja e BB-së në Shqipëri: Shpresoj për më të mirën, raporti krijon baza të mira për diskutime
Home
Politikë

KONFERENCA E DONATORËVE/ Shefja e BB-së në Shqipëri: Shpresoj për më të mirën, raporti krijon baza të mira për diskutime

14 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Drejtuesja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, e cila do të jetë e pranishme në Konferencën e Donatorëve që zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel, deklaroi se, do të jetë një konferencë e suksesshme, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas saj, e gjithë Shqipëria duhet të punojë e bashkuar, me qeverinë dhe partnerët e huaj. Në një intervistë televizive, Salim, u shpreh se, “përmes bashkëpunimit me Qeverinë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ne mundëm të hartojmë një raport që krijon baza të mira për diskutime të hënën, ku mendoj se do të kemi përfaqësim të mirë nga institucione të ndryshme”.

Shefja e BB për Shqipërinë, Salim vuri në dukje faktin se, “Kryeministri i Shqipërisë kreu një sërë vizitash në vende të ndryshme për të kërkuar mbështetje dhe ai u prit shumë mirë. Në këtë vazhdë, ai gjithashtu pati mundësi të takohej me Presidentin e Bankës Botërore Malpass dhe ata patën një diskutim shumë të mirë, ku folën për opsionet se si ne si një Grup Botëror mund ta mbështesim Shqipërinë. Kështu që shpresoj për më të mirën të hënën. Unë shpresoj që ne të dalim atje me fushat e prioriteteve se si mund të ecim përpara”.

“Në të vërtetë, mendoj se 18 shkurti, dita pas Konferencës do të jetë edhe më e rëndësishme, sepse kjo është dita kur me të vërtetë duhet të fillojmë të punojmë. Jo vetëm partnerët ndërkombëtarë, apo Qeveria, por është e gjithë Shqipëria që duhet të punojë e bashkuar për të ecur përpara për rindërtimin dhe rimëkëmbjen”- tha Salim.
Ajo shpjegoi se, Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës (PDNA) u krijua si metodologji dhe raport së bashku me Bashkimin Europian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara disa vite më parë.

“Ne kemi punuar në shumë vende për të hartuar një PDNA pas katastrofave. Ky është vlerësimi i parë që ne bëjmë për procesin e rindërtimit dhe rimëkëmbjes. Në Shqipëri, siç e dini, Milva Ekonomi ishte koordinatorja për të gjithë procesin, nën udhëheqjen e Ministrit Çuçi. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse nëse nuk keni mbështetjen dhe udhëheqjen e Qeverisë, atëherë kjo nuk funksionon. Pastaj, nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, secili nga ne ishte përgjegjës për të marrë drejtimin në sektorë të ndryshëm, duke punuar ngushtë me homologët në Qeveri. Nga ana e Bankës Botërore, ne ishim përgjegjës për vlerësimet e ndikimit makro-ekonomik dhe shoqëror, si dhe në kapitullin e sektorit të strehimit.”- tha Salim. Sipas saj, tërmeti i nëntorit ka ndikuar në parashikimet tona.

“Banka Botërore në një vlerësim paraprak, parashikon një rritje ekonomike me 3.2% për vitin 2020. Këto bazohen në dëmet dhe humbjet për sektorët kryesorë. Kështu që, në fund të fundit, këto mund të rishikohen në ngritje, në varësi të faktit nëse Qeveria do të jetë në gjendje të mobilizojë shpejt si grantet dhe kreditë, për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit, si dhe se sa shpejt fillojnë përpjekjet e rindërtimit. Kjo është arsyeja pse, siç thashë në përgjigjen e mëparshme, 18 shkurti do të jetë më i rëndësishëm, sepse ne duhet të fillojmë punën”- deklaroi Salim. Shefja e BB në Shqipëri, tha se, ne kemi pasur deri tani një angazhim shumë të gjatë, duke punuar me Shqipërinë dhe me Qeverinë e Shqipërisë.

Aktualisht, ne kemi një numër projektesh që mbështesin Qeverinë përmes huave tona në energji, mjedis, në shëndetin publik, në rrugët, në turizëm, në sektorin e ujit, në sistemin e ujitjes, në shërbimet që ofrohen për qytetarët. Jemi duke zhvilluar me Qeverinë një program të ri të mbështetjes për të parë modernizimin e sistemit kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve”- tha Salim. Kohët e fundit, vijoi ajo, kemi aprovuar një Program për Mbështetje Buxhetore, që është nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, program që mbështet reformat në fushën e barazisë gjinore.

“Është hera e parë që Banka Botërore realizon një Program të mbështetjes buxhetore për barazinë gjinore, një risi në nivel botëror. Në muajt e ardhshëm, ne do të angazhohemi me Qeverinë dhe partnerët e tjerë për të zhvilluar Strategjinë e ardhshme të Partneritetit për Shqipërinë, për të parë dhe vendosur se ku duhet të jenë përparësitë për vitet e ardhshme dhe cila do të jetë mbështetja jonë për qytetarët e Shqipërisë”- deklaroj Salim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUMBULLA MË I FORTË SE DE LIGT"/ Rrahmani çon në qiell shqiptarin
Previous article ALFRED PEZA/ Ilir Meta në versionin e ri “Koncert në vitin 2020”!

F.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT