• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TAKIM ME ANTARËT E DHOMËS AMERIKANE TË TREGTSË/ Bardhi: Koha mesatare e përpunimit të një deklarate është reduktuar… (FOTO)
Home
Ekonomi

TAKIM ME ANTARËT E DHOMËS AMERIKANE TË TREGTSË/ Bardhi: Koha mesatare e përpunimit të një deklarate është reduktuar… (FOTO)

13 February, 2020 k.autor Ekonomi

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi gjatë një takimi me anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, bëri të ditur se është bërë një punë e madhe për shkurtimin e kohës së zhdoganimit të mallrave në dogana.“Një rezultat të prekshëm po jep dhe puna e bërë nga administrata doganore në vitet e fundit për shkurtimin e kohës së zhdoganimit dhe krijimit të një ekuilibri sa më të drejtë ndërmjet lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe ushtrimit të kontrolleve dhe ndëshkimin e operatorëve ekonomikë që tentojnë të kryejnë evazion fiskal”, tha Bardhi.Gjithsesi, vijoi ai, duhet patur parasysh që kontrolli doganor pavarësisht se perceptohet si kontroll kryesisht fiskal përfshin edhe ruajtjen e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të mjedisit nga trafiqet e paligjshme.

“Niveli i kontrollit fizik në import-eksport nga 8% për 2018, është ulur në 7.3% në 2019, në raport me numrin e përgjithshëm të deklaratave. Ndërkohë që përqindja e deklaratave pa kontroll doganor (kanali jeshil) ka arritur në 12.12%, nga 8.6% që ishte në 2018”, u shpreh ai.Sipas tij, gjatë vitit 2019 është dyfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin jeshil, është katërfishuar numri i operatorëve ekonomikë që janë përfshirë në kanalin blu, çka do të thotë shkurtim i kohës së përpunimit të deklaratave doganore dhe i kohës së qëndrimit të mallrave në doganë.“Të gjitha këto masa së bashku me një administrim më të mirë të problemeve të ngritura nga ana juaj ka sjellë si rezultat që koha mesatare e përpunimit të një deklarate është reduktuar ndjeshëm, ku nga 144 minuta që ishte në 2018, në 2019 ky proces është realizuar mesatarisht në 112 minuta. Pra kemi fituar gjysmë orë kohë mesatarisht për çdo deklaratë e përkthyer kjo në kohë na rezultojnë 150 mijë ore/pune të kursyera edhe pse Administrata Doganore në vitet e fundit ka bërë mjaft hapa para, dhe në bashkëpunimin me biznesin, kemi ende rrugë për të bërë”, bëri të ditur Bardhi.Një ndër shqetësimet e vazhdueshme të komunitetit të biznesit biznesit lidhet me përditësimin e çmimeve sipas dosjes së të dhënave të disponueshme nga ana e administratës doganore, njohur ndryshe si çmimet e referencës.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço pranoi se ka patur përmirësime nga ana e Administratës Doganore në këtë drejtim, por ai kërkoi që kjo praktikë të hiqet.Kreu i Doganave vuri në dukje se përqindja e artikujve që rivlerësoheshin sipas të dhënave të disponueshme nga administrata doganore është reduktuar ndjeshëm.“Nëse në vitin 2013 përqindja e artikujve që rivlerësoheshin sipas të dhënave të disponueshme nga administrata doganore ishte në masën 19.07% e numrit total të artikujve, kjo shifër në vitin 2019 është reduktuar në 9% e totalit të artikujve të zhdoganuar. Ndërkohë po të eliminojmë këtu artikujt që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimet e makinave të përdorura, këto shifra janë nga 15.51% në vitin 2013, në 2019 në me pak se 5% të artikujve”, tha Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIMIKA E NGRYSUR/ Presidenti Meta mban fjalim por... askush nuk e dëgjon (VIDEO)
Previous article OFL ZBULON 21 PRONA TË LULZIM BERISHËS/ 2 pallate në Qerret, BMW e blinduar, toka dhe biznese... (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT