• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIANI I SHUMËKËRKUAR U ARRESTUA NË DURRËS/ SPAK “merr në dorë” dosjen dhe zbulon lidhjet me “bosin” shqiptar të drogës, vendoset sekuestro e pasurisë
Home
Breaking News

ITALIANI I SHUMËKËRKUAR U ARRESTUA NË DURRËS/ SPAK “merr në dorë” dosjen dhe zbulon lidhjet me “bosin” shqiptar të drogës, vendoset sekuestro e pasurisë

13 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është në hetim procedimi penal Nr.94 i vitit 2019 (Skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë) për veprat penale  të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal. Gjatë hetimeve është bërë e mundur të identifikohet dhe te arrestohet shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme janë bërë verifikime pasurore, për shtetasin Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”( i ndryshuar). Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive  të mëposhtme :

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar me datë 11.02.2020 nga strukturat e policisë gjyqësore dhe pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË NJË STAN/ Digjet kasollja në Vlorë, humb jetën 80-vjeçarja
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Arrestohet Ilda Bejleri, kjo është fytyra e medias shqiptare?!

Delo.autor

Postime të ngjashme

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Policia publikon planin e masave të sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KAFENE NË ATHINË/ Plagoset një fëmijë shqiptar, autorët...

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas Aktualitet

E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në aeroportin e Rinasit 53-vjeçari ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT