• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Reagon i afërmi i viktimës: Lereni familjen time të qetë, mos folni në emrin tonë
Home
Breaking News

RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Reagon i afërmi i viktimës: Lereni familjen time të qetë, mos folni në emrin tonë

13 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës prej afro një muaj është një ngjarje tejet e rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Për herë të parë, afro 1 muaj pas ngjarjes ka reaguar një familjar i viktimës. Anxhelin Prenga, djali i xhaxhait të Jan Prengës ndërhyri përmes një lidhje telefonike në emision “Opinion”.

Reagimi i tij, erdhi pasi dje në media u publikuan pjesë të dosjes hetimore, përfshirë edhe dëshminë që ka dhënë në prokurori vëllai i Jan Prengës.

Kjo dëshmi u komentua në studion e Opinion, nga gazetarja Klodiana Lala. Dhe reagimin i Anxhelin Prengës ishte pikërisht për gazetaren.

“Klodiana Lala foli disa herë në emrin e familjes tonë, nuk e ka tagrin të flasë në emrin e familjes Prenga. Ajo tha se familja Prenga ka fajësuar këtë dhe atë. Tha se ne kemi kërkuar pajtues gjaqesh. Të gjithë këto janë të paverteta. Janë supozime”, tha ai.

Gazetarja reagoi duke thënë se ka cituar dosjen e prokurorisë dhe nuk ka folur në emër të familjes së tij.

“Këto rezultojnë nga hetimi, nuk i them unë por janë pjesë e dosjes. Mund t’ua vendos në dispozicion një kopje”, u shpreh ajo.

Po kështu edhe Fevziu u shpreh se mund të ketë ndodhur një keqkuptim me familjarët, pasi gazetarja Lala ka folur vetëm mbi bazën e dokumentit zyrtar të prokurorisë dhe policisë.

Në fund, kushëriri i Jan Prengës e mbylli telefonatën me një lutje: “Lereni familjen  time të qetë!”

Babai i 5 fëmijëve, Jan Prenga u mor peng në mes të Kamzës mesditën e 17 Janarit 2019. Ai është rrëmbyer, vrarë përmes torturave, por trupi nuk është gjetur ende.

Kjo ngjarje shumë e rëndë, siç thuhet në dosjen e prokurorisë ka ardhur pas përplasjet së bandave për një sasi të madhe kokaine. Në trafik droge duket se janë të përfshirë vëllezërit e të ndjerit në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJE E BRISHTË/ Opsionet e Turqisë pakësohen në Siri, Rusia mbështet lëvizjen e Asadit
Previous article BËN PARASHIKIMIN PËR DUELIN WILDER-TYSON FURY/ Joshua: Po e nënvlerësojnë, ja kush e fiton...

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT