• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKON NË 14 NUMRI I TË INFEKTUARVE NGA KORONAVIRUSI NË SHBA/ Odisea e tragetit “Diamond Princess”, Japonia zhvillon teste antivirale
Home
Nderkombetare

SHKON NË 14 NUMRI I TË INFEKTUARVE NGA KORONAVIRUSI NË SHBA/ Odisea e tragetit “Diamond Princess”, Japonia zhvillon teste antivirale

13 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Infeksione të reja në SH.B.A.

Ndërkohë, një rast i ri i koronavirusit kinez është konfirmuar në Kaliforni. Sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore të SHBA, ai është një nga qytetarët amerikanë të evakuuar nga Wuhan, i cili tani ndodhet në bazën detare Miramar në San Diego dhe është rasti i 14-të i koronavirusit në SHBA dhe i teti në Kaliforni.

Odisea e tragetit ‘Diamond Princess’

44 persona persona të tjerë në bordin e tragetit
Diamond Princess’, e vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, rezultuan pozitive në testet e koronavirusit duke e rritur numrin e të infektuarve në 174 mes 3700 pasagjerëve që ndodhen në bord.

Janë duke u zhvilluar teste të medikamenteve antivirale

Teste të medikamenteve të reja antivirale janë duke u zhvilluar ndërkohë në Japoni prej ku është njoftuar se kanë filluar studimet klinike mbi ‘Remdesivir’ për të verifikuar efektivitetin e tij kundër koronavirusit pasi te disa pacientë ilaçi që përdoret në trajtimin e të sëmurëve me HIV AIDS ka dhënë rezultate pozitive.

Qendra për Kontrollin Shëndetësor dhe Parandalimin e SHBA ndërkohë ka bërë të ditur se testet diagnostikuese për koronavirusin e ri ‘Covid-19’ të zhvilluara dhe të vëna në dispozicion nga vetë kjo Qëndër nuk po funksionojnë mirë.

Ajo ka zhvilluar një paketë diagnostikuese për virusin dhe ka filluar dërgimin e tyre në gjithë laboratorët e çertifikuar në Shtetet e Bashkuara, në secilën nga 50 shtetet që më 5 shkurt në mënyrë që të përshpejtohet zbulimi i vaksinës.

Nga ana e tyre laboratorët në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar, gjatë procedurës standarde të verifikimit të testit, se mund të prodhojë rezultate jokonkluzive, dmth as pozitive dhe as negative dhe se duhet ende kohë për të zhvilluar teste të reja.

Ministrat e Shëndetit në Bruksel

Sot, ministrat europianë të shëndetësisë do të takohen për të koordinuar veprimet në përgjigje të epidemisë. Ministri gjerman i shëndetësisë në prag të samitit tha se gjendja më shpejt mund të pëkeqësohet sesa të përmirësohet dhe se është e rëndësishme transparenca e qeverive përball popullit.

Nga ana tjetër Agjensia e vlerësimit ‘Standard & Poors’ ka shkurtuar vlerësimet e rritjes ekonomike globale deri në vitin 2020 me 0.3% dhe OPEC ka ulur parashikimet e kërkesës së naftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAZHORANCA I HOQI BETIMIN GJYQTARËVE/ Reagon Presidenca: Mungesë serioziteti dhe panik. Pasdite Meta do të flasë për Krye KÇK-në
Previous article I DEHUR NË TIMON/ Efektivi i FNSH i futet në oborrin e shtëpisë një 70-vjeçari, e plagos në dorë me armën e shërbimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT