• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK GUXOJNË TË PREKIN QOFTË NJË USHTAR TURK”/ Kërcënon Erdogan: Do sulmojmë forcat siriane, nëse…
Home
Nderkombetare

“NUK GUXOJNË TË PREKIN QOFTË NJË USHTAR TURK”/ Kërcënon Erdogan: Do sulmojmë forcat siriane, nëse…

12 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se nëse sulmohet edhe një ushtar turk, ushtria e shtetit që ai udhëheq do të sulmojë forcat siriane të mbështetura nga Rusia, gjithandej nëpër Siri.

Erdogan ka thënë se Turqia është e vendosur që të largojë forcat siriane përtej zonave që mbikëqyrin trupat turke në provincën Idlib, andaj u ka bërë thirrje rebelëve sirianë që të mos u japin forcave qeveritare arsye për të sulmuar.

Dhuna ka shpërthyer në Idlib, javë më parë, pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani kanë zgjeruar fushatën e tyre për të fituar kontrollin e zonës së fundit që drejtohet nga rebelët në Siri.

Për pasojë, edhe Turqia, që është e lidhur me disa grupe rebele në Siri ka kryer sulme të martën, pasi 13 ushtarë turq janë vrarë në 10 ditët e fundit, raporton Rel.

“Nëse u krijohet edhe plaga më e vogël ushtarëve tanë, unë po them sot se do të qëllojmë forcat e regjimit kudo që janë, pavarësisht kufijve të Idlibit dhe marrëveshjes së Soçit”, ka thënë Erdogan, duke iu referuar paktit për armëpushim të nënshkruar më 2018.

Qeveria Siriane në anën tjetër i ka përshkruar deklaratat e Erdoganit si “shkëputje nga realiteti”.

“Kreu i regjimit turk vjen me deklarata boshe, një person i shkëputuar nga realiteti”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim të ministrisë së Jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO PËRFAQËSOJNË GJYQËSORIN E RI/ Soreca me 10 prokurorët e rinj: Ju udhëheqtë integriteti
Previous article BANORËT NUK JU BESOJNË SYVE NGA AJO QË SHOHIN/ Stuhia “Ciara” nxjerr në breg skeletin e kësaj krijese gjigande (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT