• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE TË REJA KUR AUTORËT SHFAQEN ME LOPATA/ Detaje nga vrasja makabre e Prengës: Të gjitha lëvizjet para resortit luksoz (VIDEO)
Home
Breaking News

PAMJE TË REJA KUR AUTORËT SHFAQEN ME LOPATA/ Detaje nga vrasja makabre e Prengës: Të gjitha lëvizjet para resortit luksoz (VIDEO)

12 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të rëna nga ngjarja e bujshme e rrëmbimit, torturimit deri në vdekje dhe zhdukjes së 49-vjeçarit Jan Prenga, prej 17 janarit të këtij viti, në Kamëz.

 

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Lala tha se pamjet filmike, që ndodhen tashmë në duart e prokurorëve të SPAK, tregojnë të gjitha lëvizjet e autorëve të këtij krimi makabër.

Gazetarja Lala siguroi për “News24” dhe “BalkanWeb” pamjet e tmerrshme, që tregonin momentin kur trupi i pajetë i Prengës nxirret nga resorti luksoz “Golden” dhe largohet me një furgon të bardhë, ndërsa tha në studio se ka pamje të reja, që tregojnë autorët me lopata dhe kazma, çka hedh dyshime të forta, që trupi i 49-vjeçarit të jetë groposur.

“Janë pamjet e para që dalin nga kamerat e resortit lukso “Golden”. Janë këto pamje, ku sipas hetuesve, shfaqen të gjithë personat që kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës. Siç shihet nga fotot, tregohen të gjitha lëvizjet dhe veprimet që janë kryer me pengun. Personat që kanë marrë pjesë në pengmarrje fillimisht shkojnë në garazh të maskuar, nxjerrin trupin e pajetë të Prengës dhe më pas e zhdukin. Në këto foto, personat mbajnë maska e kapele, pra janë kujdes të mos identifikohen, por duke harruar kamerat e resortit.

Më pas, personat heqin rrobat, pastrojnë gjithë dyshemenë dhe automjetin, për të zhdukur gjurmët, dhe më pas i marrin të gjitha rrobat, i fusin në një thes të zi dhe i kanë djegur më pas. Ka dhe pamje, ku ata shfaqen me lopata dhe kazma, që ngre dyshime se ata e kanë varrosur trupin e pajetë. Çështja ka kaluar në kompetencë të SPAK, pasi ka dyshime të forta dhe prova që këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Mënyra si veprojnë me trupin e pajetë është makabre. Është një hetim i nisur që më 17 janar, kur Prenga u mor peng. Hetimi do të shtrihet në 3-4 qytete të vendit, ku janë përfshirë njëherësh disa grupe kriminale”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Milan arrin akordin me trajnerin e njohur...
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI MES DY MAKINAVE NË SHKODËR/ Policia identifikon autorët (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT