• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga “Range Rover-i”. Si i fshinë autorët gjurmët e krimit (FOTO)
Home
Breaking News

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga “Range Rover-i”. Si i fshinë autorët gjurmët e krimit (FOTO)

12 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“News 24” siguron pamje nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjecarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit. Siç shihet në foto, pengmarrësit fillimisht janë të maskuar.

Pasi mbërrijnë në garazhin e resortit, me automjetin luksoz Range Rover, me të cilin rrëmbyen Prengën, e nxjerrin trupin e pajetë të tij dhe e fusin në një furgon të bardhë te mbyllur. Burime pranë laboratorit kriminalistik thanë për “News 24” se të dyshuarit janë përpjekur të fshijnë të gjitha gjurmët e krimit, duke ndërruar rrobat dhe duke pastruar dyshemenë me solucion.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Ata shfaqen më pas duke dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, por pa ia dalë mbanë. Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve, tyre, si dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, ndërsa Ardian Doçaj u vetëdorëzua. Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut, edhe pse kërkimet e deritanishme për gjetjen e kufomës nuk kanë dhënë rezultat.

Hetimet për pengmarrjen u kryen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim të ngushte me policinë e Shtetit. Institucioni i akuzës në kryeqytet ka larë duart tashmë nga kjo dosje duke ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndryshe SPAK, për faktin se ka dyshime të forta bazuar në prova, se autorët kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.

Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER HITE PËR 2020/ Bëhuni gati për albumin e ri të "Babastars"
Previous article VRASJA E JAN PRENGËS/ Dëshmia e vëllait: Pajtuesi i gjaqeve babai i "hajdutit" të kokainës në Angli...ndërmjetësimi me pengmarrësit

k.autor

Postime të ngjashme

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT