Stuhia e dëborës që goditi qytetin Hopa në brigjet veriore të Turqisë, përgjatë Detit të Zi ka shkaktuar 13 viktima.
Autoritetet thane se viktimat ishin refugjatë që po kalonin ilegalisht territorin turk në kufi me Iranin.
Prej stuhisë së bores teperatura në rajonin e Gële ka shkuar në – 40 gradë Celsius dhe prej rrëshqitjeve në rrugë janë shkaktuar dhjetëra aksidente.
Në Europë stuhia ‘Ciara’ ka shkaktuar nëntë viktima, në Francë, Gjermani, Çeki, Poloni dhe Itali.
Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.
Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportet kryesorë të Francës dhe Gjermanisë.





