Xhevdet Troplini, është subjekti tjetër që OFL i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ngritur nga aktiviteti i tij kriminal. Po kush është Xhevdet Troplini?
një emër jo pak i njohur është edhe Xhevdet Troplini në Durrës, të cilit ditën e djeshme iu sekuestrua makina e blinduar tip ‘Jeep‘. Troplini, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Troplini njihet ndryshe me pseudonimin “Poja”, në pronësi të së cilit janë disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Collaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajsia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.
Ky individ, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’i përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më tej, auto-deklaratën dhe dosjen me verifikimet e kryera ndaj tyre, ia dorëzon SPAK-ut, me kërkesën për sekuestro të pasurive nga burime të dyshimta. SPAK ka 15 ditë kohë për shqyrtim dhe për ta dërguar pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila merr ose jo vendimin për sekuestro.


