• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LA FRANCE LIBRE” (1920)/ Letra e Mit’hat Frashërit: Qeveria e Tiranës është mjaft e fortë dhe e pajisur mirë për të mbajtur rendin më të përsosur !
Home
Dossier

“LA FRANCE LIBRE” (1920)/ Letra e Mit’hat Frashërit: Qeveria e Tiranës është mjaft e fortë dhe e pajisur mirë për të mbajtur rendin më të përsosur !

12 February, 2020 Delo.autor Dossier

“La France Libre” ka botuar, të hënën e 13 qershorit 1921, në faqen n°2, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me situatën e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ne ka ardhur nga Zyra e shtypit shqiptar, në rrugën n°16 Lord-Byron, Paris, letra e mëposhtme, të cilën po e botojmë këtu më gjithë dëshirë, aq më shumë, që ajo saktëson aludimet e artikullit të drejtorit dhe mikut tonë Adrien Veber, por që është më pak optimiste se artikulli në “Le Matin” i z. Justin Godart :

“Zoti drejtor,

Në “France Libre” të 3 qershorit lexova një artikull interesant të Adrien Veber me titull “Fermentime të turbulluara”, dhe një fjali edhe më interesante për mua, atë që ka të bëjë me Shqipërinë, vendin tim :

“Shqipëria, e njohur dhe madje e pranuar në Lidhjen e Kombeve, ende nuk ka një status territorial. Pavarësisht qeverisë së vogël të Tiranës, bandat qarkullojnë brenda vendit, ndërsa trupat serbe dhe greke kanë zënë strehë dhe vrojtojnë.”

Më lejoni, Zoti Drejtor, të bëj disa komente të cilat nuk do të kenë qëllim tjetër përveçse të hedhin pak dritë mbi situatën në Shqipëri.

Nuk ka banda që bredhin në vend, dhe qeveria e Tiranës është mjaft e fortë dhe e pajisur mirë për të mbajtur rendin më të përsosur.

Disa thashetheme greke dhe serbe kanë qarkulluar në lidhje me disa probleme në Shqipëri dhe praninë në këtë vend të oficerëve turq kemalistë. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Greqia kërkon devijimin e opinionit publik helen ndaj dështimeve të saj në Azinë e Vogël; nëse nuk ka dështim në anën e Anadollit, atëherë oreksi i saj rritet (vjen) duke ngrënë. Në çdo rast, ka në sjelljen e fqinjit tonë jugor një shqetësim për politikën e brendshme dhe rendin dinastik.

Shqipëria nuk mund të ketë asnjë raport me turqit dhe në asnjë rast nuk do të bëhet lodra e intrigave Kemaliste : politika e saj është sinqerisht kombëtare dhe priret që të ketë vetëm paqe brenda vatrës dhe kufijve të saj.

Duhet të theksohet se autoritetet greke, pa asnjë lloj arsyeje, na krijojnë vështirësi në kufijtë tanë, duke parandaluar udhëtarët, duke arrestuar ata që gjendeshin tashmë në Greqi… Ne gjithashtu dhe për fat të keq kemi vështirësi — por të një natyre tjetër — me serbët; dhe me synimin për t’i dhënë fund këtyre shkeljeve të kufijve të saj, Shqipëria i ka drejtuar një kërkese Lidhjes së Kombeve, e cila do ta shqyrtojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të saj.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASOJAT NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Sot mbahet mbledhja e katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit
Previous article PLAGOSËN ÇIFTIN E BIZNESMENËVE GJATË GRABITJES/ Lihet pas hekurave njëri prej autorëve. Burg edhe për "hajdutin" serial që nuk është kapur

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT