Një koncert i madh është duke u mbajtur te sheshi Nënë Tereza me rastin e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.
Në koncert marrin pjesë grupe folklorike, por edhe këngëtarë modernë. Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh.
Këtu mund të ndiqni pamjet drejtpërdrejt:
100 vite më parë tiranasit dhe dashamirësit e saj festonin për shpalljen si Kryeqytet të të gjithë Shqipërisë. Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh festonin për Tiranën Kryeqytet, që ne e trashëguam dhe po e gëzojmë sot. 🎊🥳❤🇦🇱 Le të festojmë sot për ata që na dhuruan këtë kryeqytet, e për këtë kryeqytet të mrekullueshëm që ka mikpritur brez pas brezi nga mbarë shqiptaria. Faleminderit Tiranë dhe gëzuar 100-vjetorin!🙏💯
Gepostet von Erion Veliaj am Dienstag, 11. Februar 2020


