Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur dittën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe ishte shpallur i rrezikshëm.
Për shembjen e tij u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendosën në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij. Shpërthimi u krye rreth orës 13.00.


