Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur për karrierën potike të saj.
Ish-deputetja është pyetur drejtpërdrejt nga moderatorja Rudina Magjistari, nëse do të donte të ishte kryetare e PD, dhe përgjigja e Grida Dumës ka qenë vërtet e paprtitur. “Absolutisht jo, asnjëherë. As e kam pranuar, as e kam menduar si logjikë. Kam patur poste drejtuese. Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë”, ka thënë ajo, ndërsa shpesh përmendet në emisionet televizive si emri më i përshtatshëm për postin e kryetarit të PD.
Më tej, ajo ka folur dhe për Parlamentin duke thënë se në vetëvete foltorja e Kuvendit nuk i mungon pasi media e ka zëvendësuar më së miri atë.
“Foltorja e Kuvendit në vetvete jo nuk më mungon. Media e ka zëvendësuar më mirë se sa aq, për hir të së vërtetës. Por një lloj rimendimi që mund të bëj shumë të tepër, në kuptimin po të kishte vërtet jetë parlamentare, padiskutim që e kam këtë domethënë. Njerëzit që bëjnë karrierë politike, foltoren e Kuvendit e kanë pjesë të ëndrrës së tyre të karrierës, domethënë aty mund të shpalosësh çdo gjë. Por jo, nuk është ky konteksti në Parlamentin shqiptar dhe për aq pak kohë sa qëndrova, domethënë nuk pashë që ishte e mundur kjo. Sigurisht koha e ardhme do të sjellë padiskutim ne shpresojmë një realitet më të mirë politik. Por deri sot nuk shoh që kemi humbur ndonjë gjë në kuptimin e impaktit, se pastaj të gjitha gjërat e tjera janë relative”, ka thënë Grida Duma.


