• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BIMËT MJEKËSORE/ Qeveria mbështet fermerët deri në 1 milion lekë për mbjelljet e reja
Home
Ekonomi

BIMËT MJEKËSORE/ Qeveria mbështet fermerët deri në 1 milion lekë për mbjelljet e reja

10 February, 2020 k.autor Ekonomi

Qeveria mbështet zhvillimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, si një sektor me potencial të rëndësishëm në rritjen e punësimit dhe ekonominë e vendit. Skema kombëtare e mbështetjes 2020, subvencionon fermerët që do të mbjellin bime mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 lekë për hektar, por jo më shumë se 1 000 000 lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000 lekë.

Udhëzimi që shoqëron skemën kombëtare të mbështetjes, përcakton se, sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB-të, jo më pak se 5 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Shqipëria është një vend i pasur me bimë mjekësore dhe është aktor kryesor në tregjet ndërkombëtare. Bimë mjekësore dhe aromatike gjenden në sasi të konsiderueshme në vendin tonë dhe krijojnë mundësi punësimi për rreth 100 mijë familje që jetojnë në zonat rurale të vendit.

Me rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, Shqipëria është lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore. Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OSCARS 2020"/ Regjisori amerikan nderon Kobe Bryant në tapetin e kuq
Previous article ALFRED PEZA/ Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë, të ishte bërë edhe për Shqipërinë!

k.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT