• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDËRTIMI I AEROPORTIT TË KUKËSIT/ Shpallet kompania fituese për mbikëqyrjen e punimeve
Home
Ekonomi

NDËRTIMI I AEROPORTIT TË KUKËSIT/ Shpallet kompania fituese për mbikëqyrjen e punimeve

10 February, 2020 k.autor Ekonomi

Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim (IKN) është shpallur fituese për tenderin për “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit”. Mbikëqyrësi i punimeve ka për detyrë të kontrollojë dhe të ndjekë mbarëvajtjen e gjithë procesit të zbatimit të punimeve në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike si dhe destinacionin e objektit duke patur parasysh afatin kohor të përcaktuar për kryerjen e punimeve të këtij objekti dhe anën ekonomike të këtij objekti.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Prokurimit Publik, në garë morën pjesë katër kompani. Fondi limit për këtë kontratë ishte 175.4 milionë lekë pa TVSH, dhe oferta e bërë nga kompania në fjalë IKN ka ofruar të njëjtën vlerë dhe është vlerësuar me 94,1 pikë, duke u identifikuar si oferta e suksesshme. Kompania e shpallur fituese do të monitorojë zbatimin e kontratës koncesionare të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, duke mbikëqyrur zbatimin e punimeve.

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj plus 12 muaj garanci nga lidhja e kontratës. Me fondet nga buxheti i shtetit është parashikuar të kryhet mbikëqyrja e punimeve në objektin: “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit” Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Punimet për Aeroportin e Kukësit kanë filluar më 10 maj 2003 dhe kanë përfunduar më 31 tetor 2005. Në vitin 2006 janë kryer punimet për instalimin e pajisjeve të navigacionit, si dhe është bërë kalibrimi dhe pranimi i tyre.

I gjithë financimi i Aeroportit është një dhuratë e Emirateve te Bashkuara Arabe, me përjashtim të shpenzimeve për shpronësimin e pronarëve të tokave të zëna nga aeroporti, të cilat u përballuan nga qeveria shqiptare. Shuma e përgjithshme e investimit (ndërtimit dhe supervizionit) ka qenë afër 20 milionë dollarë, pa përfshirë pajisjet e navigacionit, të cilat nuk kanë qenë në marrëveshjen fillestare, por që më pas u financuan edhe ato nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara.

Ndërkohë në vitin 2019 nisën punimet për terminalin e pasagjerëve, të cilat priten të përfundojnë këtë vit. Aeroporti i Kukësit e ka përfunduar ndërtimin e tij në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në përdorim. Qeveria ka deklaruar se dhënia me koncesion do të mundësojë që përmes këtij aeroporti të fluturojnë mbi 300 mijë udhëtarë në vit me çmime low-cost.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCIM, SHUMË SHAMPANJË DHE SELFIE.../ Në brendësi të after-party me yjet pas Oscars 2020
Previous article STUDIM/ Meshkujt që ngasin makina luksoze janë më të papërgjegjshëm në timon

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT