• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION BLIC NGA POLICIA RRUGORE/ Arreston 85 drejtues mjetesh për një javë
Home
Sociale

AKSION BLIC NGA POLICIA RRUGORE/ Arreston 85 drejtues mjetesh për një javë

10 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore në mbarë vendin ka kryer kontrolle blic në mbarë vendin gjatë periudhës nga data 1 deri 10 shkurt 2020.

Në njoftimin e Policisë Rrugore thuhet se për një javë janë arrestuar gjithsej 85 drejtues mjetesh, për mungesë të lejes së drejtimit ose drejtim në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Siguria rrugore, 1-10 shkurt 2020

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto:

– 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

– 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore;

– 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:

625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor.

#StopAlkoolitNëTimon🥃

#StopInformalitetitNëTransport

#Respekto🚦JepiPërparësi👫

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VURI PISTOLETËN TEK..."/ Kërcënimi i ish-gjyqtares së procesit “Shullazi”, zbulohet dëshmia e bashkëshortit
Previous article "OSCARS" SI NJË PARADË MODE/ Ja cilat ishin artistet që shkëlqyen më shumë se të tjerët

k.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT