• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E SHQIPTARIT NË BURGUN E FRANCËS/ Reagon Ministria e Jashtme: Sipas autoriteteve franceze Mentor Rexha u vetëvra
Home
Breaking News

VDEKJA E SHQIPTARIT NË BURGUN E FRANCËS/ Reagon Ministria e Jashtme: Sipas autoriteteve franceze Mentor Rexha u vetëvra

10 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e të riut shqiptar në burgun e qytetit Lorient në Francë, Mentor Rexha. përmes një njoftimi për shtyp, MEPJ sqaron se sipas autoriteteve të policisë franceze, Rexha është vetëvrarë në ambientet e burgut francez gjatë natës së 31 janarit 2020. Ndërkohë familjarët e të riut kanë ngritur akuza se djali është vrarë në burg.

Po ashtu ministria sqaron se Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, (2 shkurt), dhe që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë.

“Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha.

Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore.
Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha.

Në lidhje me procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ambasada shqiptare në Francë mbeten të angazhuara për zbardhjen e ngjarjes me autoritetet franceze dhe kthimin e shpejtë të trupit të të ndjerit në atdhe.”, -thuhet në njoftimin e ministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJOLLCA HOXHA E KA VESHUR DY VITE MË PARË/ Një prej fustaneve që iu ra në sy të gjithëve në "Oscars 2020"
Previous article RIKE ROCI DHE ERJONA SULEJMANI TË PRANISHME NË “SAN SIRO”/ Dy bukuroshet shqiptare ndezën atmosferën e derbit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT