• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FORMULARI PËR JUSTIFIKIMIN E PASURISË/ “OFL” çon në SPAK 9 emra të botës së krimit
Home
Breaking News

FORMULARI PËR JUSTIFIKIMIN E PASURISË/ “OFL” çon në SPAK 9 emra të botës së krimit

10 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka referuar në SPAK 9  emra te njohur dhe botës së krimit që OFL i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Dosjet e nëntë persona të hetuar, gjykuar, e disa të dënuar nga drejtësia, tashmë janë në tryezën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pasi ka marrë në dorë auto-deklaratat e pasurive të tyre, Operacioni “Forca e Ligjit” ka dorëzuar dosjet me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre sa i përket pasurive të tyre dhe dyshimeve se janë vënë nga bota e krimit, ndërsa SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me para krimi.

Kështu, nuk kanë bindur OFL-në, Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Suel Çela, Dashamir Gjoka, Edlir Hysenaj, Emiljano Hysenaj, Saiir Taullau, Arben Isufaj dhe Plarent Dervishaj. Të nëntëve iu dorëzua kërkesa me shkrim për të vetëdeklaruar pasuritë dhe burimet e të ardhurave, por me marrjen në dorë të autodeklaratave, Operacioni “Forca e Ligjit” nuk është bindur për burimin e ligjshëm të pasurive të tyre.

Deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në gjykate për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për sekuestrimin e pasurive. Pritet që sot drejtuesi i SPAK të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga operacioni OFL, pasi një pjesë e materialeve të referuara nga policia janë të gjykuara me vendim të formës së prerë dhe një pjesë janë të sekuestruara dhe ende ndodhen në proces gjyqësor. / g.kosovari

Report Tv ka zbardhur edhe emrat e personave që policia i ka referuar SPAK, ata janë:

Lulzim Berisha
Ardian Çapja
Suel Çela
Dashamir Gjoka
Edlir Hysenaj
Emiljano Hysenaj
Saimir Taullau
Plarent Dervishaj
Arben Isufaj (Ben Qimja)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKON 3 VITE BURG/ Por partnerja e futbollistit tërbon rrjetin me VIDEON e fundit. Detaji që irritoi fansat
Previous article 613 KG KOKAINË NË MAMINAS/ Gent Ibrahimi i kthen përgjigje Arbër Çekajt: KLP nuk ka kompetencë të heqë prokurorin e çështjes (DOKUMENTI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT