• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 910 viktima nga epidemia, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40 mijë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ 910 viktima nga epidemia, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40 mijë

10 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Po bëhet gjithnjë e më i rëndë bilanci i viktimave të epidemisë prej koronavirusit. 97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e  vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).

Numri i përgjithshëm i atyre që mbahen nën vëzhgim që kanë paraqitur të paktën një simptomë të infeksionit ka shkuar në 188 000 kurse mbi 3000 konsiderohen të shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.

Gjatë fundjavës, numri i viktimave kapërceu atë të epidemisë Sars në vitin 2003 i cili gjithashtu e pati pikënisjen në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.

Në tragetin ‘Diamond Princess’ 60 rastet e reja të identifikuara të infektuar me koronavirusin e ri e kanë çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 130. Gjithsesi ende nuk janë kryer analizat e shumë prej 3700 pasagjerëve në bord.

Sidoqoftë, epidemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 330 raste të infektimit janë konfirmuar në rreth tridhjetë vende dhe territore.

Pesë raste të reja janë identifikuar si të prekur nga virusi në Francë, duke e çuar në 11 numrin e të infektuarve. Dy shkolla u mbyllën në Savojën franceze, pas konfirmimit që një nxënës 9-vjeçar i shkollës rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit.

Në Britani është konfirmuar rasti i katërt me koronavirus, 14 në Gjermani, 12 prej të cilëve në rajonin e Bavarisë kurse Spanja ka konfirmuar rastin e dytë, i pari në ishujt Kanarie dhe i dyti në Palma de Mallorca.

Në Hong Kong, qeveria ka vendosur mbylljen pothuajse totale me Kinën duke bërë të detyrueshme karantinimin 14 ditë për ata që hyjnë në ish koloninë britanike.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka vlerësuar se numri i rasteve të infeksionit të zbuluar ditët e fundit në Kinë është duke u stabilizuar, megjithëse është shumë herët për të thënë se epidemia ka arritur në kulmin e saj.
Të dielën në mbrëmje, OBSH dërgoi në Kinë një mision ndërkombëtar për të ndihmuar në koordinimin e aksionit për ti bërë ballë shpërthimit të epidemisë.

Departamenti i Shtetit në Uashington ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë 100 milion dollarë ndihmë për Kinën dhe vendet e tjera që përballen me emergjencën. Gjithashtu Departamenti po punon me organizatat amerikane për të siguruar transportin e 16.1 ton ndihma humanitare mjekësore në Kinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ISHTE NJË NATË SPECIALE”/ Trajneri Conte: Tani mund të ëndërrojmë për titullin!
Previous article “DO BËSH GJË PËR FAMILJEN BERISHA?”/ Rama befason komentuesin: Nuk jemi në vitin 1945… (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT