• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI VDES NË BURGUN E FRANCËS/ Autoritetet: U vetëvar. Familjarët: Kemi fakte që e kanë masakruar
Home
Breaking News

SHQIPTARI VDES NË BURGUN E FRANCËS/ Autoritetet: U vetëvar. Familjarët: Kemi fakte që e kanë masakruar

9 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë  në dhomën e qelisë. Të afërmit e Mentor Rexhës, të kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Ariglon Pali, thonë se nuk janë lajmëruar në rrugë zyrtare për vdekjen e 36 vjeçarit, por nga persona të tjerë.

Njoftimi është bërë me një javë vonesë. Autoritetet franceze thonë se Rexha është vetëvrarë në 31 janar, por familjarët kanë dyshime të forta që është dhunuar nga gardianët e burgut.

Fotot tregojnë hematoma në trup dhe plagë në kokë. E motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “ Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo. Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.

Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar  në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI QË NUK U SHFAQ/ Bashkëshorti i Alketës ishte në Sanremo: Këtë ja dedikoj njeriut që dua
Previous article VIJON TË RUAJ KREUN/ Real Madridi fiton në Osasuna me goleadë

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT