• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Thaçi: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke
Home
Rajon

KOSOVË/ Thaçi: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke

9 February, 2020 F.autor Rajon

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet se shpejti me njohje reciproke, falë punës së shkëlqyeshme të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook të dielën.

Thaçi tha se epilogu i procesit të dialogut është skicuar, duke iu referuar letrave të presidentit Trump, kohë më parë, drejtuar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi.

Vizita e tij ndodhi në kohën kur u arrit marrëveshja e funksionalizimit të linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell dhe ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump, e kishte quajtur fitore të madhe arritjen e marrëveshjes për fluturimet direkte në mes të dy vendeve.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Beogradi kushtëzon pjesëmarrjen në bisedime me heqjen e kësaj takse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHËTITJA E PARË MOTËR E VËLLA"/ Miriami na tregon Amelin dhe Duam bashkë
Previous article I KANË PRISHUR RAPORTET ME NJËRI-TJETRIN? Ja video që i tregon të gjitha për marrëdhënien e Robertit dhe Patris Berishës

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT