• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
17 EMRAT NË “RRJETËN” E OFL/ Bllokohen edhe makinat e blinduara të të fortëve
Home
Breaking News

17 EMRAT NË “RRJETËN” E OFL/ Bllokohen edhe makinat e blinduara të të fortëve

8 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë kaluar 5 ditë nga operacioni forca e ligjit, ndërsa rezultatet e para janë disa prona të sekuestruara dhe shkresa të dërguara për deklarim pasurie në adresat e emrave të njohur të cilët dyshohen për aktivitetet e tyre kriminale.

Biznesi i parë i cili u vu nën sekuestro ishte Kompleksi Golden në Shijak, si dhe një karburant në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim nga policia lidhur me rrëmbimin e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

I njëjti operacion u shtri edhe në veri të vendit në Shkodër, ku u sekuestruan vila, banesa ,automjete si dhe sipërfaqe tokash dhe trojesh të 7 anëtarëve të grupit Dukagjini, të dyshuar për rrëmbimin e biznesmenit nga Rrësheni. Në të njëjtën ditë, e njëjta strukturë dërgoi kërkesat për deklarimin e burimeve të pasurisë Lulzim Berishës i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe Ardian Çapjas i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni forca e ligjit bllokoi automjetet e blinduar Landi Muharremit personi i cili ishte në automjetin e me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, ku ndaj tyre u krye një atentat dhe Durim Bamit, i dënuar për veprën penale vjedhje me arme.

Makinat iu sekuestrua edhe Saimir Taullaut për OFL një ndër personat e njohur të botës së krimit në Lushnje dhe Dashamir Gjokës i dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore në Itali. Këtyre dy subjekteve bashkë me Emiljano Hysenaj dhe kushëririn e tij Edlir Hysenaj OFL iu kerkua edhe deklarimi i pasurise.

Rrjetës së forcës së ligjit nuk i shpëtuan as emrat si Plarent Dervishi i hetuar në Gjermani për trafikim të qënieve njerëzore dhe dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për 5 vrasje, dënim për të cilin Krimet e Renda i dhanë pafajësinë si dhe Suel Çela një nga personat i cili fillimisht u akuzua për vrasjen e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtator të 2017 në Elbasan pranë tregut agroushqimor.

Emri i fundit i cili iu dërgua shkresa për deklarimin e pasurisë nga OFL është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën Ben Qimja, me banim në Fier. Sipas policisë, ai rezulton nën hetim në Itali, për veprën penale, Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Arben Isufaj, ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore, me disa beteja të gjata prokurori-gjykatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET JAVA E 21 NË SUPERIORE/ Kukësi vazhdon në krye, Tirana ruan hapin. Kampionët ngjiten në podium
Previous article NË BALLKAN QARKULLOJNË 1 MILIARD ARMË/ "DW": Rrezik për sigurinë dhe paqen në botë

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT