• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCA E LIGJIT”/ Rama: Pasurite kriminale s’bëhen hallall në Shqipërinë që duam
Home
Politikë

“FORCA E LIGJIT”/ Rama: Pasurite kriminale s’bëhen hallall në Shqipërinë që duam

8 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehet Reforma në Drejtësi do të pastrojë llumin nga Pallati i Drejtësisë, duke bërë që politikanët, përfshirë edhe atë vetë, të jenë të barabartë para ligjit. Duke bashkëbiseduar me qytetarët, duke iu referuar operacionit “Forca e Ligjit”, Rama theksoi se s’ka mundësi që një njeri normal të mos e përkrahë lu ftën kaq të qartë mes popullit e kr imit.

“Ti flet për 4-5 vrasje në ditë sepse sheh mesa duket shumë filma, por po të informoj se vr asjet në Shqipëri kanë rënë gjysmë për gjysmë me 5 a 6 vjet më pare dhe 1000 vetët që humbin jetën në vit në vendin tonë jane nje problem i qarte i aftësisë tënde aritmetike, jo i aftësisë në rritje të shtetit për të goditur kr imin; e fundit, ti mos u shqeteso për konfiskimet e pasurive kri minale, sepse ajo eshte haram që hallall s’bëhet dot në Shqipërinë që duam, po shqetesohu per pasurine e të menduarit që e paske në rrjedhje ala rmante!”, iu drejtua ai një komentuesi.

Duke iu përgjigjur një qytetari në lidhje me koncesionet, kryeministri Rama u shpreh: “ Ato koncesionet që ty të kanë thënë se janë në kurriz të shqiptarëve dhe ti e përsërit këtu si në jerm, nuk janë në kurrizin po në shërbimin e popullit, ndërsa kjo OFL-ja nuk ka çfarë bën në Surrel, se në Surrel nuk ka kriminelë të dënuar për vrasje e për trafiqe, po nese ti e ke llafin për shtëpinë time, po të informoj që gjithçka lidhur me të është e deklaruar në dosjen e detyrueshme ligjërisht për zyrtarët e këtij shteti! Prandaj filtroje çfarë fut në kokë dhe çfarë nxjerr nga goja, se bëhet njeriu qesharak padashje”.

Rama tha se “ pasuria ime deklarohet çdo vit dhe nuk e verifikoj unë po e verifikojnë institucionet përkatëse sot dhe mund ta verifikojë kush të dojë nesër”. “Por një sugjerim të jap: Mos dëgjo lehjet e atyre që s’më mundin dot në fushën e betejës dhe të shurdhojnë ty me zhurmën e dëshpërimit të tyre, sepse jo thjesht gabon, po ngatërron rrugën e ikën në drejtim të paditur”, iu drejtua ai një qytetari.

Në lidhje me postblloqet e policisë për kontrolle në funksion të sigurisë rrugore, Rama iu përgjigj një komentuesi duke thënë se “postblloqet le t’u ngjallin pasiguri fajtorëve jo ty e mua dhe mos ngatërro 1997 me 2020 se atëherë e haje ti dhe shumica dërrmuese e popullit, sot e ha nje pakicë e vogël që ka bërë kr ime e që duhet përfundimisht ta lërë popullin dhe vendin rehat”.

“Lufta me kr imin s’është muhabet kafeneje as estrade studiosh tv, është luf të reale që ka hyrë në një kapitull vendimtar! Prandaj merre me qetësi dhe pozitivisht, se bëhet për ty e për tërë njerëzit normalë të Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që s’ka mollë të kalbura në polici, sepse as nuk e mendoj e as nuk rri një ditë rehat në raport me mollët e kalbura; e treta, nuk thash as që duhet të ketë 14 kontrolle policie në 150 km rrugë (që s’ka në fakt) po fola për postblloqet e posaçme të ngritura me objektiva të posaçëm në momente të caktuar”, përfundoi ai

Duke iu përgjigjur një komentuesi tjetër, ai shprehet “nëse e ke për familjen e Sali Berishës, a ma thua dot çfarë lidhje ka qeveria dhe policia me pyetjen tënde?! Nuk jemi në vitin 1945 vëlla, jemi në vitin 2020 dhe po bëjmë një reformë historike në drejtësi, sepse nuk i takon policisë të merret me politikanët, po drejtesisë dhe vetëm drejtesisë”.

“Unë as nuk vjedh e as nuk merrem me pisllëqe dhe ja ku më ke, ashtu sikundër disa që vjedhin e merren me pisllëqe nuk mjaftojnë për t’i futur të tërë në një thes. Në rast se për ty nuk ka rëndësi lufta me kri min e organizuar, ka rëndësi për mua dhe për Shqipërinë që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, ndërsa 25 postblloqet nga Fieri në Tirane nuk e di në çfare ëndrre i ke parë, po ne realitet jo njëherë”, iu përgjij kryeministri Rama një qytetari. “Ky vend do bëhet do ti s’do ti dhe nuk e ka ky vend fajin që ti ngatërron vendet kur parkon mendimet”, përfundoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM NË "PAQE"/ Mesfushori Lika ndal "Durrsakët" në frymën e fundit
Previous article TRIUMFOJNË KAMPIONËT/ Dyshja Çinari-Trashi mposhin Flamurtarin dhe ngjiten në vendin e tretë

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT