• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME RASTIN E 100-VJETORIT/ Veliaj: Në 11 shkurt ju presim në koncert për aheng, raki dhe dolli
Home
Sociale

ME RASTIN E 100-VJETORIT/ Veliaj: Në 11 shkurt ju presim në koncert për aheng, raki dhe dolli

8 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete, që do të kulmojnë me koncertin e së martës në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00 duke bërë bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, ku nuk do të mungojë as Banda e qytetit dhe Ansambli “Tirana”.

Sipas zyrës së shtypit të bashkisë, mes emrave të njohur të muzikës që do të këndojnë për publikun e kryeqytetit në natën e 11 shkurtit janë Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti disa nga yjet e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, të cilët do të ndezin atmosferën në këtë mbrëmje magjike. “Të gjithë themi ‘ku ka si Tirona’, por realisht ku ka si Tirona! Në datën 11 shkurt, Tirona mbush 100 vjeç! Do bëjmë një superfestë me aheng me këngëtarët më të mirë që i kanë dedikuar jetën, pasionin, zemrën, këngëve të Tironës. Ju presim te sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 7 të mbrëmjes, me dolli, me raki, me qejf, me aheng, me familje, me kushërinj, me gjithë çfarë ju do zemra, për t’i uruar Tiranës Gëzuar Ditëlindjen!”, tha Veliaj, njofton zyra e shtypit.

Kryebashkiaku tha se ky 100-vjetor është i veçantë për kryeqytetin, ndërsa theksoi se është edhe një moment reflektimi për të gjithë se çfarë mund të ishte bërë më mirë. Veliaj shprehu besimin se 100 vitet e ardhshme do të jenë plot energji, për një nga kryeqytetet me më shumë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMUAN KUNDËR TIJ NË SENAT/ Trump shkarkon dy zyrtarë të lartë pas përfundimit të gjykimit
Previous article KTHIMI I YLLIT SUEDEZ NË ITALI/ Ibra-Inter, 8 vite më vonë kundër në derbin e "Madoninës"

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT