• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBËN JETËN NË NJË AKSIDENT TRAGJIK DY MËSUES/ KSSH: Prokuroria të hetojë tenderët fiktivë për transportin e arsimtarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

HUMBËN JETËN NË NJË AKSIDENT TRAGJIK DY MËSUES/ KSSH: Prokuroria të hetojë tenderët fiktivë për transportin e arsimtarëve

7 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehu ngushëllimet familjeve të dy arsimtarëve që ndërruan jetë në një aksident rrugor këtë të premte në në aksin rrugor Memaliaj- Krahës, dhe ngriti edhe njëherë shqetësimin për transportin mësuesve dhe nxënësve, teksa hodhi akuza se tenderët vidhen nga organet ligjzbatuese. Në një reagim pas ngjarjes së rëndë, KSSH i kërkon prokurorisë të “hetojë këto kontrata kolektive dhe të nisë një hetim për tenderët fiktivë për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve”.

“Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimorë dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematiksht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”, thotë në një reagim Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Kjo konfederatë, përmend edhe aksidentin e 19 dhjetorit 2019 në Arrëz të Korçës ku mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe humbi jetën në një aksident rrugor dhe të plagosur mbetën edhe 6 mësues të tjerë. Ata udhëtonin me makinë private, teksa mjeti doli nga rruga dhe mësuesja gjeti vdekjen. Pas kësaj tragjedie, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, thotë se “i kërkoi Ministrisë Arsimit ti japë zgjidhje çështjes së transportit të mësuesve por premtimi dhe zotimi i Ministrisë Arsimit mbeti në letër”.

“Tenderat fiktive u kopsitën dhe mësuesit ngelën në rrugë të madhe sa me makina private edhe me makina rasti. Përballë këtij skandali sindikatatat që qeveria u ka dhënë leje të mbrojnë të drejtat e arsimitarëve heshtin. Këto pseudosindikata heshtin dhe pse kanë nënshkruar kontratat kolektive me MAS. Heshtja e këtyre sindikatave nëpërkëmb dinjitetin e arsimtarit shqiptar”, përfundon reagimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ Franca pro metodologjisë së BE
Previous article MERRESHIN ME TRAFIK ARMËSH NË ITALI/ Çfarë ndodhi me dy shqiptarët në Bari

k.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT