• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA MERR BEKIMIN E SUPERFUQIVE EUROPIANE/ Franca, Anglia, Gjermania: Mbështesim pa kushte Ramën
Home
Politikë

SHQIPËRIA MERR BEKIMIN E SUPERFUQIVE EUROPIANE/ Franca, Anglia, Gjermania: Mbështesim pa kushte Ramën

7 February, 2020 k.autor Politikë

Dita e enjte ishte një ditë e karakterizuar nga debate të forta në Këshillimin e Sigurimit të OKB, ku Kryeministri Rama ishte i pranishëm në cilësinë e presidentit të OSBE.

Pas një përmbledhje të Kryeministri Rama, mbi objektivat dhe sfidat e OSBE gjatë mandatit 1-vjeçar të Shqipërisë, debati u ndez nga shkëmbimet midis ambasadorëve të superfuqive botërore.

Ambasadori rus në Këshill, nisi bisedën duke akuzuar Ukrainën për mosrespektimin e pakicave ruse dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainën Lindore, si dhe duke afirmuar sovranitetin e plotë të Rusisë mbi Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Një deklaratë e tillë u kundërshtua fuqimisht nga ambasadori amerikan në sallë, i cili bëri Rusinë përgjegjëse për nxitjen e krizave anembanë Europës Lindore, me qëllim mbajtjen e këtyre vendeve larg Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Në lidhje me OSBE, ambasadori amerikan u shpreh se SHBA-të shohin tek Shqipëria dhe presidenca e KM Ramës një aleat kyç në zgjidhjen e konflikteve globale dhe ruajtjen e paqes në botë.

Franca, një shtet që ashtu si SHBA dhe Rusia kanë të drejtë vetoje në Këshill, përfaqësohej nga ambasadori i saj fuqiplotë, Nicolas de Riviere. Në fjalën e tij, ai theksoi: “Falenderoj përzemërsisht zotin Rama për fjalën e tij. Shqipëria ka mbështetjen e plotë e Francës për zbatimin e programit ambicioz të punës që ka prezantuar si Kryesi e OSBE-së. Janë tre tema që kanë vëmendjen tonë të veçantë. Vetëm 6 vjet pas fillimit të përplasjes, zgjidhja e konfliktit në Ukrainën lindore duhet të jetë prioriteti ynë kryesor”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe, një tjetër vend me të drejtë vetoje, zonja Karen Pierce. “Kryeministër, është me rëndësi të ndahet përgjegjësia në mënyrë që OSBE të mund të ndryshojë gjendjen në terren dhe sic e kanë vënë re folësit e tjerë, populli i Ukrainës e ndjejnë këtë nevojë si vecanërisht akute. Vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte shumë e mirëpritur dhe ju patët mundësinë ta shihni me sytë tuaj realitetin e njerëzve që banojnë pranë vijës së kontaktit”, tha Pierce duke iu adresuar Kryeministri Rama.

Në fjalën e saj, Pierce shprehu mbështetje të plotë edhe për luftën ndaj korrupsionit, të vendosur nga Shqipëria si një prej objektivave kyç të presidencës së saj.

Ndërkohë, ambasadori gjerman, duke mbështetur pa kushte axhendën Rama në OSBE, shënjestroi ambasadorin rus për deklaratat e tij. “Kam mbetur pa fjalë kur dëgjova përrallën e kolegut tonë rus. Kisha përshtyjen që nëse do të vazhdonim bisedën tonë për Ukrainën kolegët tanë rusë do të thonin se ishte Ukraina ajo që pushtoi Rusinë dhe jo e anasjellta”, u shpreh ambasadori Christoph Heugsen.

Disa nga pikat kyçe të vendosura nga Kryeministri Rama, si president i përkohshëm i OSBE-së është negocimi i zgjidhjes së konflikteve, demilitarizimi dhe kontrolli i armëve, si dhe promovimi i të drejtave dhe punësimit të grave, si në zonat e konfliktit, ashtu edhe brenda strukturës së OSBE.

Fjala e plotë e ambasadorit gjerman

Kam mbetur pa fjalë kur dëgjova përrallën e kolegut tonë rus. Kisha përshtyjen që nëse do të vazhdonim bisedën tonë për Ukrainën kolegët tanë rusë do të thonin se ishte Ukraina ajo që pushtoi Rusinë dhe jo e anasjellta. Do të doja, sa i përket marrëveshjes së Minskut, kolegu ynë foli për zbatimin e saj dhe shpresoj që herën e ardhshme të reagojë në lidhje me atë që ndodhi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ku kushti imediat dhe më i rëndësishëm ishte armëpushimi i menjëhershëm e që nuk është respektuar nga Rusia. Rusët vazhdojnë luftimet në qytetin e Debaltsevos që ishte kyç në marrëveshjen e Minskut e që bëri më pas pothuajse të pamundur për ukrainasit që të besonit tek kjo marrëveshje e ta zbatonin nga ana e tyre. Siç e kemi thënë edhe më parë, përgëzojmë miqtë tanë ukrainas për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe sa i përket ndërhyrjes nga kolegu ynë rus ai harroi që të përmendte në fjalën e tij rrëzimin e avionit të “Malaysian Airlines” MH17, ku raketat ruse rrëzuan një avion duke vrarë 298 persona dhe të gjithë e mbajmë mend se si rusët përgëzuan dhe festuan rrëzimin e suksesshëm të këtij avioni dhe deri më sot nuk ka asnjë dëmshpërblim të paguar nga rusët për këtë. Faleminderit!

Fjala e plotë e ambasadorit francez

Falenderoj përzemërsisht zotin Rama për fjalën e tij. Shqipëria ka mbështetjen e plotë e Francës për zbatimin e programit ambicioz të punës që ka prezantuar si Kryesi e OSBE-së. Janë tre tema që kanë vëmendjen tonë të veçantë. Vetëm 6 vjet pas fillimit të përplasjes, zgjidhja e konfliktit në Ukrainën lindore duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Ky konflikt është qartazi një nga shkeljet më serioze dhe vdekjeprurëse të parimeve të Helsinkit, që përbëjnë thelbin e OSBE-së. Vlerësoj rolin kyç që ka luajtur OSBE-ja që në fillim të krizës dhe do doja të uroja zotin Kryetar për vizitën e parë zyrtare si Kryetar i OSBE-së në Ukrainë. Misioni special i monitorimit i OSBE-së siguron çdo ditë vëzhgime të sakta të zhvillimeve të rendit nëpër rajon dhe në tërë zonën e konfliktit si dhe të mbështesë palët në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut. Në këtë aspekt vlerësojmë punën e misionit special të monitorimit për të vëzhguar tërheqjen e trupave nga tre zonat kyçe: Zanicka Luhanska, Petrivska dhe Zolote. Gjithashtu vlerësojmë guximin e burrave dhe grave të përkushtuar në këtë fushë dhe dënojmë çdo veprim që kërcënon sigurinë e tyre apo pengon misionin. Mandati i misionit special duhet të zbatohet plotësisht në tërë territorin e Ukrainës, duke përfshirë zonën pranë kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë. OSBE-ja po ashtu luan rol kyç në mbështetjen e dialogut mes palëve në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit. Ky proces përparon njëkohësisht me diskutimet politike në zbatim të Formatit të Normandisë, që sot përforcohet falë Samitit të mbajtur në Paris më 9 Dhjetor. Franca dhe Gjermania punuan aktivisht për të organizuar këtë Samit të krerëve të shtetit, i pari që nga 2016. Tashmë presim zhvillimet e reja operacionale në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit për Samitin e ardhshëm të Normandisë që do të zhvillohet në pranverë. Për më tepër, nuk mund të flasim për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, pa përmendur aneksimin e paligjshëm të Krimeas nga Rusia. Kjo shkelje e kufijve ndërkombëtarisht të njohura të Ukrainës duhet të vazhdojë të dënohet me forcë. Ne dënojmë në këtë aspekt edhe rritjen e numrit të ushtarëve në gadishull dhe shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj njerëzve që i përkasin minoriteteve, sidomos Tatarëve të Krimesë. Zona e dytë e veprimit: Franca vlerëson kontributin e OSBE-së për zgjidhjen e konflikteve që vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Europë dhe rëndojnë shumë mbi jetën e përditshme të qytetarëve. Vizita e fundit në Moldavi e përfaqësuesit special të Kryesisë shqiptare për të zgjidhur konfliktin Transenistrial duhet përshëndetur. Franca shpreson që kjo të nxisë shtysë të përforcuar për negociatat. Përsa i përket çështjes së Nagorno-Karabahas, Franca vazhdon përpjekjet për ndërmjetësim në rolin e bashkëkryetarit të grupit të Minskut, së bashku me SHBA-në dhe Rusinë. Natyra konstruktive e takimit të fundit të dy ministrave të jashtëm e organizuar nga bashkëkryetarët në Gjenevë në fund të Janarit është shpresëdhënës në këtë aspekt pasi tregon vullnetin për dialog të vërtetë mes palëve. Përsa i përket Abhazisë dhe Osetias së Jugut, Franca rikujton nevojën që diskutimet ndërkombëtare të Gjenevës të japin rezultate të prekshme dhe të ritheksojnë paprekshmërinë e territorit të Gjeorgjisë brenda kufijve ndërkombëtarisht të njohur. Për këto konflikte, duhet të theksohet që nevojitet vullneti politik i palëve për të mundësuar marrëveshje afatgjatë dhe për të forcuar sigurinë në Europë. Në mbyllje, Franca vlerëson vendimin e Shqipërisë për vendosjen në agjendë të barazisë gjinore dhe paqes e sigurisë si qëllimet kryesore të presidencës së saj. Dëshirojmë të ritheksojmë edhe mbështetjen e Francës për fokusin multidimensional mbi sigurinë brenda OSBE-së dhe angazhimin e marrë në kuadër të dimensionit njerëzor. Meqë jemi te dimensioni njerëzor, më lejoni të përshëndes punën unike të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut Harlem Desir si përfaqësues i OSBE-së për lirinë e shtypit. Zoti President, 45 vjet pas përfundimit të aktit të fundit të Helsinkit dhe 30 vjet pas nënshkrimit të Kartës së Parisit për Europën e Re, OSBE-ja është modeli i një multilateralizëmi efektiv dhe me themele të forta, që lindi duke u bazuar mbi vlerat e përbashkëta në një kohë kur antagonizmi politik ndërkombëtar ishte veçanërisht i dukshëm. Zbatimi dhe përforcimi i objektivave të OSBE-së është një nga prioritetet e përbashkëta mes nesh dhe Kryesisë së OSBE-së. Bashkëpunimi i ngushtë mes OKB-së dhe organizatave rajonale si OSBE-ja sipas Kartës mund të krijojë një multilateralizëm të ri, që përtërihet dhe i përshtatet sfidave kryesore të së tashmes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës së NBA, ja kur do të zhvillohet
Previous article PENGMARRJA DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Arrest me burg për Ardian Doçajn, OFL i sekuestroi banesën

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT