• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJE DRAMATIKE NGA MOTI I KEQ NË KOSOVË/ Kryeministri Kurti: Do të fokusohemi në nevojat më urgjente që kanë qytetarët (FOTO)
Home
Politikë

PAMJE DRAMATIKE NGA MOTI I KEQ NË KOSOVË/ Kryeministri Kurti: Do të fokusohemi në nevojat më urgjente që kanë qytetarët (FOTO)

7 February, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komunën e Klinës dhe të Istogut pas dëmeve materiale që kanë shkaktuar erërat e fuqishme.

Kryeministri Kurti, ka thënë në Klinë se është fat se nga erërat e fuqishme nuk ka pësuar ndonjë qytetar.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

“Kemi ardhur për të parë për së afërmi dëmtimet që janë shkaktuar dhe nevojat e qytetarëve. Kryetari i Klinës më njoftoi se kanë krijuar një komision për evidentimin e dëmtimeve dhe posa të dalim me një regjistër të këtyre dëmeve si qeveri e Republikës së Kosovës do shqyrtojmë se çka mund të ndihmojmë duke pasur parasysh nevojat më urgjente. Dëmtimet duket se janë nëpër pullaze të shtëpive dhe në serat e fermerëve jemi. Me shumë fat se nga gjithë këto tjegulla që kanë rënë në tokë nuk ka pasur vdekje të njerëzve apo lëndime të tyre dhe dëmet materiale janë e keqe më e vogël kur mund të kesh parasysh se çfarë dëme të tjerash mund të kesh”, ka pohuar Kurti.

Ndërsa në Istog, Kurti ka thënë se që së bashku me Komunën, do t’iu ndihmojnë qytetarëve.

“Po na vjen keq se në vend së të vijmë t’i shohim sukseset e kësaj ndërmarrje prodhuese e të dobishme për ekonominë tonë, për vendin, për prodhimtarinë bujqësorë, po vijmë në një ditë si kjo pas dëmtimeve të mëdha që keni pësuar nga erërat e fuqishme në Istog. Falënderoj kryetarin e Komunës, Haki Rugovën, jam këtu bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafën dhe me ministren e Arsimit, Hykmete Bajramin, në mënyrë që të njoftohemi për së afërmi me këto dëme dhe natyrisht pas regjistrimit, evidentimit dhe vlerësimit të këtyre dëmeve, të shohim edhe si Komunë edhe si Qeveri se çka mund të ndihmojmë, duke u fokusuar në nevojat urgjente më së pari. Dhe në një plan afatgjatë fondi i sigurimeve bujqësorë i zgjedh këto probleme”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti gjatë ditës pritet të vizitojë edhe komunën e Pejës.

Ndryshe, erërat e fuqishme që kanë përfshirë Rajonin e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Si pasojë e këtyre erërave, mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON OPERACIONI "REAGIMI"/ Shkëmbimi i zjarrit në mes të Shkodrës, arrestohet autori i katërt (EMRI+VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Rasti i tretë në Angli, i prekuri nuk ka qenë fare në Kinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT