• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DËNUAR PËR KRIME TË RËNDA/ 14 persona të botës së krimit në “shënjestrën” e OLF-së në 4 dite punë
Home
Aktualitet
Kronikë

TË DËNUAR PËR KRIME TË RËNDA/ 14 persona të botës së krimit në “shënjestrën” e OLF-së në 4 dite punë

6 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Altin Hajri ishte emri i parë i botës së krimit që u vu në “lupën” e Operacionit Forca e Ligjit. Në ditën e parë në terren, me urdhër të drejtpërdrejt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u vu nën sekuestro emergjente pasuria e Altin Hajrit, mes të cilave, kompleksi “Golden” në Shijak, brenda të cilit dyshohet të ketë ndodhur ngjarja më e rëndë kriminale që policia e prokuroria kanë në duar: Pengmarrja dhe vrasje e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz. Kështu, nisi të zbatohet për herë të parë akti normativ i qeverisë i ‘pagëzuar’ Anti-KÇK, që në thelb ka goditjen e pasurive të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme, jo vetëm të personave të dënuar për krime të rënda, por edhe ata në hetim. Teksa janë shënuar tashmë 4 ditë pune, OFL ka vënë në sitë në total 14 persona, ku 7 prej tyre u janë sekuestruar pasuritë vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro, ndërsa 7 të tjerëve u është dërguar kërkesa me shkrim për të bërë auto-deklarim të pasurive të tyre dhe burimin.

Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit ishte i pari që dorëzoi pranë OFL-së deklaratën e shkruar prej tij ku pretendonte se nuk kishte pasuri të paluajtshme për shkak se ia ka sekuestruar shteti në vitin 2017. Bashkë me të, listës iu shtuan edhe Ardian Çapja, Dashamir Gjokës, biznesmeni i cili i kishte shpëtuar edhe ligjit anti-mafia duke ia dalë të rimarrë në Apel pasuritë e konfiskuara nga Gjykata për Krime të Rënda në atë kohë. Një i dënuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe i afërmi i tij, Edlir Hysenaj do të duhet të vërtetojnë që pasuritë në emër të tyre apo familjarëve nuk janë të vëna nga aktivitete kriminale. Këtë të enjte, Operacioni Forca e Ligjit iu vu pas, Plaurent Dervishajt, i cili ka fituar pafajësi në Gjykatën e lartë mbi burgimin e përjetshëm për vrasje, e po ashtu edhe Suel Çelës, që nga arratia ka mundur të fitojë pafajësi për përplasjen me policinë në shtator 2017, para tregut Agro-ushqimor në Elbasan. Ata kanë 48 orë kohë për të plotësuar dhe dorëzuar pranë OFL-së deklaratën për pasuritë, e më tej SPAK ka 15 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën, e po kaq ditë ka edhe Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të marrë vendim nëse pasuritë e tyre duhen sekuestruar, apo nëse burimet e tyre të të ardhurave janë të justifikuara.

Por cilët janë personat me rekorde kriminale që me kërkesë të OFL-së, drejtori i Policisë së Shtetit nxori urdhrin e sekuestro pa pritur të flasë gjykata?

Veç Altin Hajrit që iu sekuestruan kompleksi “Golden” , 3 shtëpi dhe një karburant, OFL zbatoi të njëjtën masë edhe ndaj Ardian dhe Artan Doçit, Aldo Manishtës, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi me inicialet M.D. Të gjithë dyshohen të jenë pjesë e grupit që organizuan pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, pas konflikteve të vëllait të tij në Angli dhe prishjes së pazareve të drogës me bandat e trafikut që veprojnë në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara të këtyre personave janë banesa private, vila superluksoze me pishina, sipërfaqe toke dhe automjete. Në këto raste, prokuroria ka 15 ditë kohë për shqyrtimin e vendimit të policisë dhe ia dërgon gjykatës e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të miratuar ose jo masën e sekuestros.

OFL ka në dorë listën e parë me 150 subjekte, nga 250 në total që pritet të skanohen nga njësia speciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Aktorët shqiptarë të “Mëngjesit të Lutjeve”, si aktorët e Lulzim Bashës
Previous article GODITI GRUAN ME THIKË NË ITALI/ Tentoi të vetëvritej pasi i mori jetën bashkëshortes. Mjekët shpëtojnë shqiptarin

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT