• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS NESËR RIVLERËSIMI I PRONËS/ Lame: Aplikimi online, përfitojnë edhe ata në proces legalizimi
Home
Sociale

NIS NESËR RIVLERËSIMI I PRONËS/ Lame: Aplikimi online, përfitojnë edhe ata në proces legalizimi

6 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Nga dita e nesërme qytetarët mund të paraqiten pranë sporteleve të ADISA-s (atje ku ka të tilla) ose pranë sporteleve të Kadastrës, për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit, synohet që qytetarët të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive dhe përafrimi i tyre me vlerën e tregut. I shprehur në shifra, ky përfitim për qytetarët realizohet duke e çuar vlerën e tatim fitimit në rast transaksioni, nga 15% në 3%, që e parashikon ligji i rivlerësimit.

Pas miratimit të ligjit për rivlerësimin e pasurive, Kadastra Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, hartoi dhe miratoi aktet nënligjore që e bëjnë të mundur zbatimin e tij. Kreu i Kadastrës, Artan Lame bëri të ditur në një conference për mediet se aplikimi për rivlerësimin, mund të kryhet edhe “on line” direkt nga çdo i interesuar.

“Gjej rastin që të ftoj qytetarët që masivisht ti drejtohen kësaj mënyre shërbimi, duke aplikuar vetë direkt nga kompjuterët apo telefonat celularë personalë”, tha ai.
Lame theksoi se e gjithë procedura e përpunimit të të dhënave nga ana e punonjësve tanë, zgjat 5 ditë pune. Procesi i rivlerësimit kësaj radhë do të ketë dy risi.

Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetarët dhe do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces regjistrimi në Kadastër. Kjo risi e dytë, është rezultat direkt i reformës institucionale të shkrirjes në një të vetme të institucioneve të pronësisë, ish-Aluizni-t dhe ish-ZRPP-së. Me qëllim që të shmanget ngarkesa e madhe, nga ana e Kadastrës është ndërtuar një kalendar për shpërndarjen e këtij procesi përgjatë muajve në vijim.

Kështu, përgjatë muajve shkurt dhe mars do të kryhet procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre. Në vijim deri në muajin shtator, kur mbyllet ky proces, do të vijojë shërbimi për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuar.

Tatimi i parashikuar është për individët 3% e diferencës midis vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet e referencës, me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar (kur rivlerësimi bëhet nga ASHK) dhe 3% e diferencës ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar (kur rivlerësimi bëhet nga një ekspert privat i licensuar). Për personat juridik është 5% e diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Nisur nga eksperienca në vite e aplikimit të këtij procesi nëpërmjet tij synohet që qytetaret të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive me vlerën e tregut dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit të rriten si rezultat i aplikimit të këtij procesi. Në momentin e transaksionit per tjetërsim pasurie, që kryhet pas rivlerësimit kosto për qytetaret në momentin e pagimit të tatimit për kalimin e të drejtës së pronësisë (15%) zvogëlohet si pasojë e rivlerësimit. Gjithashtu, nëpërmjet aplikimit te këtij procesi rriten transaksionet per pasuritë e paluajtshme ne qarkullimin civil, që ndikon drejtpërdrejt ne nxitjen e tregut të pasurive të paluajtshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KENI KOHË QË PRISNI PËR..."/ Ja se si do ta kalojnë ditën e Shën Valntinit shenjat e horoskopit
Previous article PËRPARA SANREMO-s/ Alketa Vejsiu tregon dhomën e saj ngjitur me të Georginës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT