• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JETA NGRIHET MBI PLAGËT E VDEKJES”/ Prindërit e Marvi Mihalit që u vra për një karikues bëhen me vajzë
Home
Sociale

“JETA NGRIHET MBI PLAGËT E VDEKJES”/ Prindërit e Marvi Mihalit që u vra për një karikues bëhen me vajzë

6 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Tre vite më parë, 19-vjeçari Marvi Mihali mbeti i vrarë në Tiranë për shkak të një sherri mes të rinjsh. E gjithë zënka ndodhi për një karikues, ndërsa ky sherr banal i mori jetën 19-vjeçarit i cili ishte djalë i vetëm. Prindërit e Marvit luftuan për të vënë në vend drejtësinë për të birin, ndërsa 3 vite pas hidhërimit të thellë, ka lindur sërish shpresa në shtëpinë e tyre. Fatmira dhe Pavllo Mihali janë bërë me vajzë, megjithëse mosha e tyre i kalon të 50-tat. Lajmin e bukur e dha gazetari Bledi Mane në një postim në profilin e tij në Facebook.

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë? Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes. Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…”- shkruhet në postim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORË DHE NGRICA/ Kush janë akset problematike që duhet të lëvizni me zinxhirë
Previous article "PËR NE RAI KA QENË DRITARJA E LIRISË"/ Alekta Vejsiu: Sanremo, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT