• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITET ME 3 HERË FINANCIMI I SËMUNDJEVE TUMORALE/ Rama: Koha e rrënimit në shëndetësi ka ikur një herë e mirë
Home
Politikë

RRITET ME 3 HERË FINANCIMI I SËMUNDJEVE TUMORALE/ Rama: Koha e rrënimit në shëndetësi ka ikur një herë e mirë

6 February, 2020 k.autor Politikë

Qeveria shqiptare ka rritur me 3 herë financimin për sëmundjet tumorale, 19 mijë gra në vit përfitojnë falas shërbimin e mamografisë afër vendbanimit, ndërsa 17 mijë gra në vit përfitojnë falas testin HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

“Koha e rrënimit në shëndetësi, kur edhe serumet e vigonat ishin “luks”, e lëre pastaj trajtimi i të sëmurëve me kancer me aparature dhe terapi bashkëkohore, ka ikur një herë e mirë. Siguruam herceptinën dhe terapitë e targetuara falas. Rritëm me 3 herë financimin për sëmundjet tumorale. Garantuam shërbimin e mamografisë dhe testin për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës falas për gratë, në çdo cep të vendit”, thekson Kryeministri Rama duke publikuar një video informuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas MSHMS-së, 24 milionë euro është financimi për trajtimin e pacientëve me kancer, 16.8 milionë euro për barnat e rimbursueshme falas për të sëmurët me tumore, më shumë se 45 financime citostatike në spitale, 100% mbulim falas me herceptinë për gratë me kancer gjiri, 100% trajtim falas për pacientët me sëmundje malinje të gjakut.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se 7 spitale rajonale kanë njësi kemioterapie për trajtimin e pacientëve afër vendbanimit, 23 mijë seanca radioterapie kryhen me standarde europiane dhe 6 mamografi të reja janë instaluar në spitalet rajonale.

Koha e rrënimit në shëndetësi, kur edhe serumet e vigonat ishin “luks”, e lëre pastaj trajtimi i të sëmurëve me kancer me aparature dhe terapi bashkëkohore, ka ikur një herë e mirë! 👋✅ Siguruam herceptinën dhe terapitë e targetuara #falas 📈Rritëm me 3 herë financimin për sëmundjet tumorale 👍Garantuam shërbimin e mamografisë dhe testin për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës #falas për gratë, në çdo cep të vendit! #ShëndetësiaqëQëDuam🏥🚑#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 6. Februar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDOJNË PUNIMET ME RITME TË SHPEJTA/ Ja pamja aktuale e stadimit të Kukësit me "dron" (VIDEO)
Previous article EDHE TI JE FIKSUAR ME KËTË NGJYRË? Ja pse të gjitha i lyejnë kështu sytë

k.autor

Postime të ngjashme

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT