• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BASHKËSHORTJA KISHTE URDHËR-MBROJTJE/ Lulzim Cuku rrëfen detaje nga krimi: Vjehrra më tha që në fshat pinin drogë, merre në Greqi
Home
Breaking News

BASHKËSHORTJA KISHTE URDHËR-MBROJTJE/ Lulzim Cuku rrëfen detaje nga krimi: Vjehrra më tha që në fshat pinin drogë, merre në Greqi

6 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të afërmit e tij e kanë braktisur në gjykatë Lulzim Cukun 45 vjeçarin që vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij Manjolën 33- vjeçare mesanatën e 1 shkurtit. Gjykata vendosi burg pa afat për 45 vjeçarin i cili ka pranuar krimin që ka bërë me akuzën e vrasjes në rrethana familjare. Por 45 vjeçari jo vetëm që e vrau bashkëshorten por e kyçi në banjë që ajo të mos kishte mundësi të dilte apo të kërkonte ndihmë. Vajza 10 vjeçare që u mor në pyetje nga Policia në prani të psikologes ka treguar ngjarjen.  10- vjeçarja tha se babai e dhunonte nënën e tyre dhe nëna së bashku me tre fëmijët vetëm dy ditë para ishin kthyer nga gjyshi në Dibër pasi nëna kishte marrë një urdhër mbrojtjeje.

“ Unë u zgjova nga gjumi se motra e vogël qante gjatë natës shumë. Pashë për mamin dhe nuk e gjeta në krevat. As babi nuk ishte. Dola në koridor dhe pashë gjurmë gjaku që kishin dalë nga dera e banjës në drejtim të derës jashtë. Shkova në banjë dhe dera ishte e kycur. E hapa dhe në mes të banjës gjeta mamin me gjak. E tërhoqa deri tek dera pastaj thirra edhe vëllain të më ndihmonte, por nuk e lëviznim dot. Motra e vogël qante shumë se donte të pinte gji. Unë mora në telefon gjyshin dhe I thashë hajde se babi ka prerë mamin me gjak. “

Prokurorja e çështjes Anila Bebeci solli ngjarjen pas provave të mbledhura dhe kërkroi burg pa afat për autorin. Prokuroja tha se kur mbërriti Policia në shtëpi dëgjoheshin të qarat e fëmijëve që vinin nga brenda banesës. Në katin e dytë në derën e banjës u gjetën fëmijët që qanin. Një palë gjurmë gjaku e drejtuan polcinë në drejtim të banjës. Atje mbi trupin e nënës u gjetën tre fëmijët duke qarë të larë në gjak.

Me pranga në duar, i hutuar, Cuku i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga gjyqtari i çështjes, I cili ngulmoi me pyetje, ndaj të akuzuarit,  për të nxjerrë në pah natyrën e vërtetë të krimit.

Gjyqtari Petraq Curri: Lulzim pse e vrave gruan? Pse e vrave? A mund të na thuash si nisi kjo?

Lulzim Cuku: Më tha vjehrra mere gruan sille në Greqi se atje ka lloj lloj gjërash. Ka drogë që pijnë njerëzit në atë fshat.

Gjyqtari Petraq Curri: Përgjigjiu pyetjes time jo çfarë do ti të flasësh. Pse e vrave gruan?

Lulzim Cuku: Ajo më thoshte që do të të marr treçerekun e shtëpisë, nuk vinte me mua në Greqi.

Gjyqtari Petraq Curri: Kur nisi konflikti mes jush?

Lulzim Cuku: Ka tre muaj. Unë erdha dhe bëra dokumentat se doja të merrja në Greqi por ajo më tha nuk lëviz prej shtepie. I thashë që eja në Greqi po nuk vinte. Për këtë kishim filluar të ziheshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË RRIHTE"/ Lulzim Cuku rrëfen arsyet e vrasjes: Bashkëshortja donte të më merrte shtëpinë, ja kur filloi konflikti
Previous article VDEKJA E KOBE BRYANT/ Partnerja e Legjendës së NBA dedikim prekës: Më mungon të më thuash...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT