• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËRJETË PËR VRASJEN E DY TURISTËVE BRITANIKË/ Habit vlonjati: S’e dija që isha në kërkim. Jam martuar e kam fëmijë
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËRJETË PËR VRASJEN E DY TURISTËVE BRITANIKË/ Habit vlonjati: S’e dija që isha në kërkim. Jam martuar e kam fëmijë

6 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg shtetasin Bardhosh Mino alias Lytaj.

Ndaj Bardhosh Mino rëndojnë një sërë akuzash, ndërsa ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve angleze.

Ai akuzohet edhe për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa edhe është arratisur gjatë kohës kur vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve angleze.

Seanca në Gjykatën e Vlorës për caktimin e masës së sigurisë për të është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e medias në sallë.

Gjatë zhvillimit të seancës Mino ka shfaqur shenja nervozizmi, ndërsa është shprehur: “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha ne kerkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.

Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh, ai punonte si polic privat.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Çela, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

Bardhosh Lutaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke dhe që u vu në pranga nga Policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.

Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim, dhe vrasjen e dy turistëve anglezë në Patra të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turistë anglezë në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.

Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë, pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.

Pra ai do ta vuajë dënimin në Shqipëri, pasi midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje për ekstradime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË DHE IBRA JEMI NDRYSHE"/ Mesfushori Eriksen: Milan më refuzoi, tani do i mposht në derbi!
Previous article I SHPËTUAN DREJTËSISË DUKE MARRË PAFAJËSI/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT