• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTUAN DREJTËSISË DUKE MARRË PAFAJËSI/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali
Home
Breaking News

I SHPËTUAN DREJTËSISË DUKE MARRË PAFAJËSI/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali

6 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacioni Forca e Ligjit nis verifikimin e pasurive të Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, dy personave që edhe pse të hetuar dhe të dënuar në Gjermani dhe Itali, i kanë shpëtuar drejtësisë shqiptare me pafajësi për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen, në vendin tonë.

Në ditën e katër të punës në terren, efektivët e OFL-së i kanë dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dhe Plarent Dervishaj e Suel Çela kanë 48 orë për ta plotësuar dhe dorëzuar.

Sipas OFL-së, Plarent Dervishi me banim në Durrës rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Ndërkohë Suel Çela me banim në Elbasan rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Të dy këta persona edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Konkretisht Plaurent Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Suel Çela në vitin 2019  mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë.

Suel Çela dhe Plarent Dervishaj

Kush është Plarent Derishaj? Ne 2019 i shpetoi mrekullisht atentatit

Plarent Dervishaj është një emër i njohur për policinë shqiptare. Më 20 qershor 2019, Plarent Dervishit iu bë një atentat teksa udhëtonte në një makinë Range Rover së bashku me Julian Meca dhe Bashkim Haxhijaj. Ata u qëlluan  me breshëri kallashnikovi, duke mbetur të plagosur. Autorët iu vunë në ndjekje Range Roverit me dy makina të tjera, derisa qëlluan pranë mbikalimit të Shkozetit. Bashkim Haxhiaj ishte i vetmi që reagoi me armë dhe shpëtoi nga vdekja Julian Mecen, duke e transportuar me urgjencë dhe makinën e bërë shoshë drejt e në spital.

Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi. Edhe pse me një të shkuar kriminale Plarent Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol.

Suela Çela mori pafajesi per tentativen e vrasjes se policit ne Elbasan

Suel Çela ka marrë pafajësi në mungesë, nga Gjykata për Krime të Rënda, për përplasjen e ndodhur tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan. Për ngjarjen u dënuan vetëm  Klement Xhaferri me 5 vite dhe Enea Bekteshi me 6 vite burg.

Ndërsa Suel Çela mori pafajësi në nëntor 2019 pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një ‘Audi’ i blinduar nuk u arrit të faktohej. Prokuroria duke hequr akuzën për vrasjen e policëve ndaj Celës, kërkoi për të 7 vite burg por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova. Vendimi për Suel Çelën dhe pjesëtarët e tjerë të grupit u dha nga trupi gjyqësor me kryetar seance Klodian Kurtishin, anëtar Fran Prendi dhe Sandër Simoni.

Policia e Shtetit reagoi ashpër në atë kohë kundër vendimit duke thënë se provat ishin t ëpakundërshtueshme që Çela në bashkëpunim me dy personat e tjerë tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.

“I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës. Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor“ deklaronte Policia e Shtetit.

Formulari dorezohet ne SPAK, procedura si shkohet deri ne sekuestro pasurie

“Përgjigjet e marra prej tyre OFL, i dërgon në SPAK, ku brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.  Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda“, njoftoi zëdhënësia e Operacionit Forca e Ligjit në një deklaratë për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËRJETË PËR VRASJEN E DY TURISTËVE BRITANIKË/ Habit vlonjati: S’e dija që isha në kërkim. Jam martuar e kam fëmijë
Previous article “NË SKANERIN E "ANTI-KÇK" DO KALOJNË TË GJITHË”/ Balla: Mos u habisni kur javët në vijim të goditen…

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT