• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA BËN “NAMIN” NË FIER/ Arreston 8 shoferë dhe bllokon 8 makina, plan masash për ndëshkimin e “të fortëve” (VIDEO)
Home
Aktualitet

POLICIA BËN “NAMIN” NË FIER/ Arreston 8 shoferë dhe bllokon 8 makina, plan masash për ndëshkimin e “të fortëve” (VIDEO)

6 February, 2020 Delo.autor Aktualitet

Policia e Fierit ka arrestuar 8 drejtues mjetesh, pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi, si dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Në aksionin për parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka haruar një plan masash ë posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Njoftimi i policis:

Fier

Plan Masash nga Policia Rrugore Fier për zbatimin e normave të sjelljes nga drejtuesit e mjeteve për shkeljet që janë burim aksidenti për mjetet me dy rrota (ciklomotorrave).

Policia Rrugore e Qarkut Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 shtetas për drejtim mjeti të pa paisur me leje drejtimi dhe ka kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, policia rrugore ka hartuar një plan masash të posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi si edhe u kap 1 shtetas i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm pasi u kapën duke drejtuar motocikletën pa leje drejtimi:

N. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

A. O., 52 vjeç, banues në Divjakë.

A. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë.

F. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë.

A. M., 37 vjeç, banues në Peqin.

V. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë.

I. H, 33 vjeç, banues në Divjakë.

D. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi.

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari).

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdoi punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIÇKA KA NDODHUR NË MADRID"/ Guardiola: Meqë Hazard nuk po luan…
Previous article KORONAVIRUSI/ "Dragoi" vijon avancimin brenda Kinës, 565 të vdekur dhe 28 mijë të infektuar (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT