• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET PËRPLASJA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR/ Gjithçka ndodhi pas sherrit mes dy grupe të rinjsh. 3 në pranga
Home
Breaking News

ZBARDHET PËRPLASJA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR/ Gjithçka ndodhi pas sherrit mes dy grupe të rinjsh. 3 në pranga

6 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin verior të Shkodrës, ku një grua mbeti e plagosur pasi e zuri një plumb ‘qorr’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre persona janë vënë në pranga pas përplasjes me armë të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe të rinj të cilët  janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit rreth orës 20:30 të së mërkurës.

Mësohet se njëri nga grupet e të rinjve (rreth 5 persona) kanë qenë të ulur tek stolat e pedonales ‘Kolë Idremeno’, dhe më pas pranë tyre ka ardhur grupi tjetër i të rinjve na rruga ‘Françeskane’. Sapo të rinjtë kanë parë njëri-tjetrin kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar duke e kthyer pedonalen në një arenë lufte. Por nga breshëria e plumbave që të rinjtë kanë qëlluar nuk është plagosur asnjëri prej tyre, megjithatë një ‘plumb qorr’ ka kapur 35-vjeçaren e cila po kalonte rastësisht aty së bashku me motrën dhe dy kunetërit e saj. Këta të fundit kanë qenë duke konsumuar një kafe në lokalet e pedonales pasi kishin dalë nga spitali për të marrë disa ilaçe, por rastësisht janë gjendur mes dy ‘zjarreve’. Plumbi 35-vjeçaren e ka kapur në këmbë, ndërsa njëri nga kunetërit e saj ka shpëtuar mrekullisht pasi plumbi i ka përshkruar pantallonat por pa e kapur në trup.

Nga përplasja me armë mes dy grupeve të të rinjve është dëmtuar edhe një mjet tip ‘BMW’ që ndodhej i parkuar në pedonale pasi pronari i saj ndodhej në një palestër aty pranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja plumbash çka tregon se përplasja me armë mes të rinjve ka qenë e ashpër. Nga bizneset janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku pas kqyrjes pritet të ketë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë. Në polici janë marrë dëshmitë edhe të personave që ishin në zonë kur ndodhi përplasja e armatosur.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të kapur personat e tjerë që kanë qëlluar me armë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR "ARMËMBAJTJE PA LEJE"/ Me pistoletë në makinë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Previous article ANËTARËSIMET NË BE/ Rregulla të reja, qëllim i vjetër

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT