• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIALOGU KOSOVË-SERBI DUHET TË PËRPAROJË”/ Rama: Ukraina me Rusinë janë në luftë, por Presidentët e tyre ulen bashkë
Home
Politikë

“DIALOGU KOSOVË-SERBI DUHET TË PËRPAROJË”/ Rama: Ukraina me Rusinë janë në luftë, por Presidentët e tyre ulen bashkë

6 February, 2020 Delo.autor Politikë

Si kryetar i Kryesisë së OSBE, Rama nga Këshilli i Atlantikut e ka krahasuar marrëdhënien Kosovë- Serbi me atë Ukrainë- Rusi.

Rama ka thënë se nëse shihet në të shkuarën nuk mund të përparohet në të ardhmen. Ukraina dhe Rusia janë në luftë thotë kryeministri shqiptar, por Presidentët e tyre Putin dhe Zeliensky janë ulur dhe ulen në bisedime duke mos e shmangur tryezën asnjë prej tyre.

Ndryshe nga Kosova e cila ka refuzuar disa herë të ulet në tryezën e Shengenit Ballkanik për shkak të pranisë së Vuçiç. Sipas Ramës dialogu i dy vendeve duhet të vijojë, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë të njohë sa më shpejt Kosovën.

“Jam personi perfekt për njerëzit që nuk kuptojnë se nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente me të cilat ke luftuar për liri. Ajo që po bëjmë janë bisedimet dhe se sa e rëndësishme është të krijohet Shengeni Ballkanik. Çfarë dreqin duhet të mendosh se pse nuk kuptojnë që të lësh gjërat të shkojnë mirë është mirë për të gjithë. Grenell ka ngulmuar për heqjen e taskës mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo po na përgatit për të qenë anëtarë të denjë të BE-së.

Ne nuk mund të shkojmë askund nëse shohim se çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë përpara. Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të punojmë së bashku. Për këtë nuk biem dakord të gjithë por kjo nuk është një arsye për të ngrirë asgjë. Edhe Ukraina me Rusinë janë në luftë por presidentët e dy vendeve ulen së bashku, si mund të shmangin ata bisedimet”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET DRAMATIKE/ Momenti kur avioni rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët (FOTO-VIDEO)
Previous article TRONDITET SHKODRA/ Dy shpërthime tritoli në shtëpinë e braktisur të ish-basketbollistit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT