Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK.
“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”, tha Rama.
Postimi i plote i Edi Rames
Kryeministri Edi Rama po zhvillon njëvizitë në SHBA, ndërsa do të pritet në një takim nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Gjatë vizitës në Amerikë kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë në Uashington.



