• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION NË KAMËZ/ Shpërndanin drrogë, arrestohet babi. Në kërkim i biri
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACION NË KAMËZ/ Shpërndanin drrogë, arrestohet babi. Në kërkim i biri

5 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia dhe djali i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Proper Movement”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKARAJA NGROH MUSKUJT DHE NGRE TONET/ Erdogan: Asad të tërhiqet ose ndërhyjmë ushtarakisht
Previous article MODIFIKOI MAKINËN SI AMBULANCË PËR TË TRANSPORTUAR EMIGRANTË/ Arrestohet një person në Pogradec. Një tjetër "taksisit"...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT