Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia duke e dërguar në spitalin psikiatrik personin e arrestuar dy ditë më parë, Muharrem Zilija me akuzën e kërcënimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
Në seancën e sotme për njohjen me masën e sigurisë gjykata ka vendosur shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Zilija ka deklaruar se merr ilaçe për depresionin.


