• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSION PËR SHKAK TË PROÇESIT TË SHKARKIMIT/ Donald Trump nuk i jep dorën, Pelosi i gris fjalimin (VIDEO)
Home
Nderkombetare

TENSION PËR SHKAK TË PROÇESIT TË SHKARKIMIT/ Donald Trump nuk i jep dorën, Pelosi i gris fjalimin (VIDEO)

5 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një incident i natyrës politike u shënua në fund të një fjalimi që presidenti Trump mbajti para Kongresit të udhëhequr nga demokratet.

Nën një klimë tensioni për shkak të procesit të shkarkimit, Trump ia la dorën ngrehur asaj me të cilën më së shumti urrehet – Nancy Pelosit –  kryetares së Kongresit, e kjo e fundit grisi fjalimin e tij.

“Kombi ynë është më i fortë se kurrë më parë” – tha Trump në nisje të fjalimit drejtuar kombit amerikan, duke vlerësuar më së pari situatën ekonomike.

Ai tha  se një “rikthim i madh amerikan” u fillua tre vjet më parë.

“Vitet e rënies ekonomike kanë mbaruar,” tha ai, duke shtuar:

“Ne po ecim përpara me një ritëm që ishte i paimagjinueshëm pak kohë më parë dhe nuk do të kthehemi më kurrë aty,” tha Trump.

Ai doli në podium në orën tre me kohën e Evropës dhe foli për rreth një orë e gjysmë, një ditë para se Senati të japë një vendim përfundimtar për shkarkimin e tij të mundshëm.

“Fitoret e vetme që kanë rëndësi këtu në Uashington janë fitoret për amerikanët,” tha ai, duke renditur ato që i quajti rezultate pozitive ekonomike.

Midis tyre, ai theksoi se një numër rekord të të rinjve që kanë një punë, dhe tha se papunësia e veteranëve ka rënie rekord.

Ai vlerësoi suksesin e marrëveshjeve tregtare të lidhura kohët e fundit, ku theksoi se Shtetet e Bashkuara ishin të parat në prodhimin e gazit dhe naftës, që kufijtë ishin të sigurt, e që u rivendosën vlerat dhe krenaria kombëtare.

“Përkundër kaq shumë të tjerëve para meje, unë i mbaj premtimet e mia,” u mburr Trump, i ndërprerë vazhdimisht nga duartrokitjet dhe brohoritjet e republikanëve, ndërkohë që opozitën demokrate heshtte.

Trump bëri thirrje për fonde për t’i bërë Shtetet e Bashkuara si vendin e parë në Mars, duke thënë:

“Amerika do të jetë kombi i parë që vendos flamurin e tij në Mars”.

Ai premtoi se do të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të mbajtur armë, dhe u tha terroristëve:

“Ju kurrë nuk do t’i shpëtoni drejtësisë nëse filloni jetën amerikane.”

Ai gjithashtu u mburr me Planin e Paqes në Lindjen e Mesme të shpallur ditët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET DY TË RINJ NË FIER/ Njëri për armëmbajtje pa leje, tjetri për vjedhje
Previous article RAMA VIZITË NË SHBA/ Pritet të takohet me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT