• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
OECD MBËSHTET SHQIPËRINË PËR TAKSIMIN E NDERSHËM/ Denaj: Marrëdhënie e drejtpërdrejtë me biznesin
Home
Ekonomi

OECD MBËSHTET SHQIPËRINË PËR TAKSIMIN E NDERSHËM/ Denaj: Marrëdhënie e drejtpërdrejtë me biznesin

4 February, 2020 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj priti në një takim delegacionin e lartë të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) të kryesuar nga Ludger Schuknecht, zëvendëssekretar i përgjithshëm. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e zyrtarit të OECD-së, Schuknecht me hapat që ka hedhur Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ratifikimi i marrëveshjes kuadër të gjithë përfshirjes së projektit ndërkombëtar BEPS (erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve).

Marrëveshja ka si qëllim përforcimin e koherencës së rregullave të tatimit mbi të ardhurat e korporatave në nivel ndërkombëtar, lidhjen e tatimit me përmbajtjen e aktiviteteve ekonomike të realizuara, përmirësimin e transparencës. Ministrja Denaj siguroi se i gjithë ky proces është një garanci drejt të gjithë rrugëtimit legjislativ drejt komunitetit europian në aspektin e taksimit të drejtë.

“Në të gjithë këtë proces që kemi kaluar prej gati një viti kemi mbështetjen nga OECD, për ta bërë këtë rrugëtim jo vetëm konkret, por njëkohësisht të zbatueshëm dhe për ta ratifikuar atë në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me bizneset, si ato vendase, ashtu edhe ato të huaja”, tha Denaj.

Sipas Denajt, investitorët e huaj kanë një garanci akoma më të shtuar nëse kuadri legjislativ dhe zbatueshmëria e tij futet brenda një ombrelle më të madhe globale siç është OECD dhe ku garancia për asistencë teknike, e siguruar tashmë dhe e konfirmuar, është një parakusht i suksesit të zbatimit të këtyre ligjeve dhe të njohjes së tyre nga të gjithë palët, si ato që kanë të bëjnë me investimet, ashtu edhe me administratat respektive me të cilat ne kemi marrëdhënie të drejtpërdrejta.

Ndërsa zyrtari i OECD-së, Schuknecht, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në kuadrin gjithëpërfshirës dhe për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare nën BEPS, si një hap shumë i mirë në kuadër të planit afat mesëm për të modernizuar vendin dhe ekonominë. “Jemi këtu për të diskutuar hapat konkretë që Shqipëria duhet të ndërmarrë për zbatimin e kuadrit dhe besojmë se vendi është në rrugën e duhur të zbatimit të masave ligjore dhe administrative. OECD mbetet e gatshme për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim”, tha Schuknecht.

Në këtë kuadër, vetëm pak ditë më parë Kuvendi, miratoi ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit, i cili synon përafrimin e acquis comunitare në bashkëpunim me administratat tatimore të vendeve të tjera. Janë gati 102 autoritete tatimore me të cilat do të shkëmbejnë informacion në mënyrë automatike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË "PËRBINDËSH" QË NUK NDALET/ Rekord pas rekordi, ja çfarë synon tani CR7
Previous article TAKIM ME SASSOLIN/ Veliaj i jep "Çelësin e Qytetit" Presidentit të Parlamentit Evropian

k.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT