• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OSMANI I HOQI FOTON/ Reagon Thaçi: E ka obligim ta mbajë. Një veprim i tillë është shkelje e ligjeve dhe precedent i keq
Home
Rajon

OSMANI I HOQI FOTON/ Reagon Thaçi: E ka obligim ta mbajë. Një veprim i tillë është shkelje e ligjeve dhe precedent i keq

4 February, 2020 F.autor Rajon

Vjosa Osmani menjëherë pasi u zgjodh kryetare e re e parlamentit të Kosovës ka vendosur të heqë foton e presidentit Hashim Thaçi nga kabineti duke e zëvendësuar me atë të presidentit të ndierë Ibrahim Rugova.

Pas këtij veprimi ka ardhur reagimi i parë nga Thaçi, ku përmes një reagimi nga presidenca thuhet se presidenti përfaqëson autoritetin më të lartë të një shteti dhe se fotoja e tij është detyrim ligjor që të vendoset në të gjitha institucionet.

Më tej në reagimin zyrtar të presidencës shkruhet se nëse ka ndodhur një veprim i tillë do ishte shkelje e ligjeve në fuqi dhe një precedent i keq për të gjitha institucionet e Kosovës.

“Presidenti i Republikës përfaqëson autoritetin më të lartë të shtetit dhe të gjitha institucionet obligohen me Ligjin për Protokollin e Shtetit që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit. Kuvendi është institucion ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të duhej të ishte shembulli më i mirë i zbatimit të ligjit.

Nuk e dimë nëse është e vërtetë ajo që është raportuar, por një veprim i tillë gjithsesi që do ishte shkelje e ligjeve në fuqi dhe një precedent i keq për të gjitha institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Heqja e fotos së Thaçit është vënë re gjatë takimit të sotëm që Osmani pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Epidemiologu italian Lopalco: Numri i të infektuarve i falsifikuar, mund të jetë rreth 150 mijë
Previous article ANTI-SHPIFJA/ Njëri nga ligjet publikohet në Fletoren Zyrtare, për ligjin e AMA-s pritet opinioni i "Venecias"

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT