Makina të shumta policie, autoblinda e kontrolle në pasuritë e të fortëve. Kjo është ajo që po ndodh sot në Durrës pas nisjes së Operacionit Forca e Ligjit ditën e djeshme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve zyrtare nga Policia e Durrësit, raportoi për “BalkanWeb” se policia dhe oficerët e OFL po kryejnë kontrolle në pasuritë e personave të identifikuar më parë si të dyshimtë ose ndryshe ‘të fortëve’.
Në qytet ka lëvizje të shumta të autoblindave e mjeteve të tjera të policisë. Ndërkohë sot sipas po të njëjtave burime ka pasur kontrolle në pasuritë e Lulzim Berisha, për të cilin OFL deklaroi se i ka dërguar kërkesë për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.


