• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURTI POROSIT MINISTRAT/ “Mos urdhëroni duke ndenjur ulur nëpër kolltukë, të flemë dhe të zgjohemi me programin qeverisës”
Home
Rajon

KURTI POROSIT MINISTRAT/ “Mos urdhëroni duke ndenjur ulur nëpër kolltukë, të flemë dhe të zgjohemi me programin qeverisës”

4 February, 2020 k.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti ka folur për herë të parë në mbledhjen e qeverisë para ministrave. Kurti pasi uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve.

“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shton se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.

“Nuk mund të pushojmë deri sa ta shpërblejmë besimin e tyre, 100 ditët e para do të jenë të zëna me angazhim dhe me përkushtim maksimal, karriget i kemi por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin, programi ynë është ambicioz aq sa janë edhe pritjet e qytetarëve.

Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin që del nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje, le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë, Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij e Ministri i Shëndetësisë me Mjek e me pacientë, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg po të zbresin poshtë sa më afër te qytetari, mandati mund d të jetë edhe privilegj por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar, jepni kuptim pozitës së ministrit çka s’ka pasur asnjëherë pas luftës”, tha ai.

Kurti më tej shtoi se sukseset dhe dështimet e kësaj qeverie janë të përbashkëta dhe jo personale. “Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi qeveria e Republikës së Kosovës, dera ime është e hapur për çdo ditë në çdo orë dhe çdo minutë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa zbatimi i programit.

Jam i bindur se ky shans është unik për secilin prej jush, takimet tona do të jenë të shpeshta dhe të shumta sepse ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Mos të harrojmë që qeverisja jonë është pasqyrë me të cilën qytetarët e shohin vet veten”, përfundoi Kurti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË ELBASAN/ "Më ndiqte një fuoristradë që nga Devolli..." Çfarë rrëfeu shoferi i pabindur në polici
Previous article "GJYSMA MË E BUKUR E IMJA.."/ Blero i dedikon fjalët më romantike Afronës në ditën e tyre të shënuar

k.autor

Postime të ngjashme

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital Rajon

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT