• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESË QEVERISË SË RE TË KOSOVËS/ I dërrguari i Donald Trump: Të hiqet taksa ndaj Serbisë
Home
Rajon

KËRKESË QEVERISË SË RE TË KOSOVËS/ I dërrguari i Donald Trump: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

4 February, 2020 k.autor Rajon

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, tha se pret që “taksa të hiqet menjëherë”. “Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive (në Kosovë) se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi”, tha Grenell në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në fund të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa. Kjo masë nuk është hequr edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë. Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është zgjedhur në këtë detyrë të hënën, ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka paralajmëruar formimin e një ekipi gjithëpërfshirës për këtë proces. Kurti po ashtu ka thënë se është i gatshëm të ndërmarrë masa reciproke tregtare, ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAMA, BABA"/ Reagimi i Hanës kur shikon Loredanën dhe Mozzik bashkë na emocionoi të gjithëve
Previous article U PREMTOI PUNË NË GJERMANI/ Zhduket 34-vjeçari që mashtroi shqiptarët. Ja këshilla e autoriteteve

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT